Go to top
Saze.net

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës

Faqja Saze.net synon të dokumentojë dhe prezantonjë historikun e traditës së madhe së sazeve instrumentale të Shqipërisë së Jugut si pjesë e dukurisë së polifonisë me iso shpallur nga Ministria e Kulturës si Kryevepër Kombëtare e trashëgimisë kulturore shpirtërore (2010) dhe pjesë e Albanian Folk Iso-Polyphony, pjesë e UNESCO Representative list of intangible heritage (2008). Hulumtimi, përzgjedhja dhe përgatitja e materialeve për këtë faqe u krye nga Prof. Dr. Vasil Tole, ekspert në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Kjo faqe u vjen në ndihmë në radhë të parë bartësve të kësaj muzike të cilët do të gjejnë të koncentruar në faqet online të projektit traditën më të mirë në fushën e kabave si dhe studiuesve, studentëve, nxënësve dhe cdo të interesuari për trashëgiminë kulturore jo materiale të Shqipërisë.

Në të përfshihen :

  • organizimet kryesore të sazeve të Shqipërisë së Jugut si formacioni muzikor polifonik me vegla muzikore dhe mjeshtrat kryesorë të sazeve prej fundit të shek. XIX e deri në fillim të shek. XXI;
  • shpjegimi i fenomenit etnomuzikologjik të krijimit të muzikës popullore qytetare si rezultat i procesit të «hibridizimit  muzikor» mes veglave të temperuara dhe muzikës popullore shumëzërëshe «a capella» të fshatit ;
  • evidentimi me përparësi i «Kabasë instrumentale» si gjinia muzikore kryesore e krijuar nga sazet polifonike, shpjegimet rreth saj dhe paraqitja e hollësishme e kabave më të zgjedhura për gërnetë dhe violinë të këtyre 100 viteve së bashku me mjeshtrat që i kanë interpretuar ato.
Spread the love
error: