Go to top
Database of Iso-Polyphony

“Polifonia me iso” (Albanian Folk Iso Polyphony”), shpallur si “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit”, UNESCO-2005, pranuar në “Listën përfaqësuese të dukurive të trashëgimisë jo materiale”, UNESCO-2008 është dukuria e trashëgimisë kulturore shqiptare më e njohur në nivel ndërkombëtar. (Albanian folk iso-polyphony – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO)

“Polifonia me iso” gjendet në Shqipërinë e Jugut dhe ka dy ndarje kryesore gjeografike: polifoninë labe dhe polifoninë toske, duke mbajtur parasysh faktin që toskët banojnë në zonën ndërmjet lumenjve Shkumbin dhe Vjosë, e në jug të Vjosës janë Labët. Polifonia me iso ka si veçori kryesore kombinimin e dy deri tre zërave solistikë, me zërin e ISOS që është i ngjashëm me një pedal që këndohet nga kori i këngëtarëve. Këndimi iso-polifonik si një masë njerëzish që marrin pjesë në artin e shfaqjes dhe vetë struktura e këndimit me shumë zëra, para se të jetë thjesht muzikore është një pasqyrim i organizimit shoqëror të jetës njerëzore dhe sigurisht i pluralizmit të menduarit në të. Në këtë model demokratik të sjelljes, askush nuk duhet të pretendojë hierarki të njërit funksion ndaj tjetrit ose të pretendojë se mund të ketë një realitet tjetër pa unitetin e te gjithë faktorëve.

Konventa e UNESCO-s “Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo materiale”, neni 12 i saj thekson se për të idendifikuar trashëgiminë kulturore me qëllim ruajtjen e saj, shtetet palë të konventës inkurajohen që të kenë një ose më shumë database kushtuar trashëgimisë jo materiale në territoret e tyre të cilët janë objekt përditësimi të vazhdueshëm. Text of the Convention for the Safeguarding of the Intangible Cultural Heritage – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO

Database i parë i “Albanian Folk Iso-Polyphony” fillimisht u ideua dhe u realizua si projekt në vitin 2010 (publikuar në linkun Arkivi i Isopolifonise Shqiptare (wh-2.com)) me qëllim pasqyrimin në të, të gjithë larmisë së kësaj dukurie me mbështetjen e UNESCO-s. Database synonte në veçanti individët dhe grupet që e bartin dhe transmetojnë atë, muzikën dhe muziktarët e sazeve, veglat muzikore karakteristike dhe gjinitë e shumta të saj, aktivitetet e muzikës polifonike, legjislacionin si dhe fjalësin e shumtë dhe trashëgiminë kulturore që lidhet me këtë dukuri (Inventory of Albanian folk iso-polyphony – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO). Ky database vjen i riformatuar në ketë faqe dhe i përshtatur në skedarë sipas kategorive si më poshtë

Iso-polifonia zanore

IP zanore përfshin zërat që kanë të bëjnë me ndarjen sipas zonave dhe atë tipologjike të shumëzërëshit me iso “a capella”, llojet e shumëzërëshit dhe emërtimin e zërave në përbërje të shumëzërëshit, grupe dhe bartës të njohur, shpërndarjen gjeografike të këndimit me iso si dhe fjalësin që lidhet me fjalorin e polifonisë me iso etj. 

Shiko Database IP zanore

Iso-polifonia me vegla tradicionale

IP me vegla tradicionale përmban spjegimet për llojet e veglave sipas parimit të nxjerrjes se tingullit, ndërtimin e veglave tradicionale dhe vendin e përdorimit të tyre, ansamblet e tyre, mjeshtrat e interpretimit në keto vegla, si dhe të tjera fjalë që lidhen me veglat tradicionale dhe muzikën që ato prodhojnë.  Shiko Database IP me vegla tradicionale

Iso-polifonia me saze

IP me saze përfshin fjalësin e muzikes popullore me vegla, veglat në përbërje të sazeve dhe përshkrimin e tyre, mjeshtrat e muzikës me saze, gjinite muzikore karakteristike, regjistrimet muzikore si dhe qytetet kryesore të muzikës me saze.

Shiko Database IP me saze

Iso-polifonia me valle

IP me valle përmban zërat që trajtojnë përdorimit të shumëzërëshit me iso në valle, organizimin strukturor të valleve, vallet e kënduara dhe ato instrumentale, si dhe analizimin e disa valleve më të njohura etj.

Shiko Database IP me valle

Studiuesit dhe Arkeomuzika

Kjo kategori përfshin dy ndarje të rëndësishme që kanë të bëjnë me arkeomuziken ose gjurmët e përdorimit të muzikës në antikitet, objektet kryesore arkeologjike që lidhen me muzikën dhe vendndodhjen e tyre, rolin e muzikës ne shoqërinë antike si dhe zërat qe lidhen me studiuesit kryesore të muzikës polifonike me iso etj. 

Shiko Studiues & Arkeomuzika 

Organizimi institucional i IP

Kjo kategori përfshin legjislacionin e fushës së trashëgimisë kulturore, posacërisht të trashëgimisë jomateriale, atë kombëtare dhe ndërkombetare, aktivitetet dhe veprimtaritë kryesore në funksion të ruajtjes së polifonisë me iso si dhe përshkrimin e disa institucioneve kryesore që mbulojnë organizimin e veprimtarive muzikore etj.

Shiko Organizimi insititucional

Spread the love
error: