Go to top
Organizimi insititucional
TitulliPërshkrimi
A.K. K.V.PAnsambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. Institucion artistik shtetëror që ruan, kultivon dhe përhap këngët dhe vallet popullore të të gjithë Shqipërisë. Enc. Fillimisht, në vitin 1957, koha kur u krijua, institucioni mbante emërtimin Ansambi i Këngëve dhe Valleve Popullore. AKVP u ideua dhe drejtua nga kompozitori Çesk Zadeja dhe koreografi Gëzim Kaceli. Në përbërje të tij ishin: orkestrina popullore, këngëtarët, kori dhe grupi i valleve. Sipas kompozitorit Tish Daija, "Artist i Popullit", njërit prej udhëheqësve artistikë të AKKVP-së: ansambli do të ishte një pasqyrë e artit të të gjitha krahinave të vendit tonë. Në "FESH" kemi: AKKVP trajton folklorin mbarëshqiptar, edhe atë të Kosovës dhe të arbëreshëve. Një ndër vlerat e AKKVP-së është edhe se gjatë gjithë veprimtarisë së tij, mbështeti dhe interpretoi këngën dhe vallen popullore të përpunuar nga kompozitorët shqiptarë. Sot janë me qindra këngët dhe vallet popullore të përpunuara. Një pjesë e madhe e tyre janë botuar nga Shtëpia Qëndrore e Krijimtarisë Popullore. Ansambli, gjatë gjithë veprimtarisë së tij, ka dhënë me dhjetra koncerte nëpër gjithë Shqipërinë por dhe ka marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare ku ai ka dhënë shfaqje të sukseshme në tri kontinente, atë aziatik, evropian dhe afrikan. Ndër çmimet që ka fituar për interpretimet e tij përmendet “Gjerdani i artë”, i festivalit të Dizhonit-Francë, më 4 Shtator 1970, si dhe ai i “Doruntinës së argjendtë”, në “Folk Area-2000”, në Tiranë. Ndër këngëtarët e parë themelues të AKKVP dhe ndër më të shquarit e tij ishin “Artistët e Merituar”: Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Fitnete Rexha, Naile Hoxha etj. Ndër kompozitorët që kanë punuar në drejtimin artistik të AKKVP përmendim: Tish Daija-”Artist i Popullit”, Limoz Dizdari-”Artist i Merituar”, Aleksandër Peçi-”Artist i Merituar”, Agim Krajka-”Artist i Merituar”, Arian Avrazi etj. Nga mjeshtrat e korit përmendim: Milto Vako-”Artist i Merituar”, Xhemal Laçi-”Artist i Merituar” etj. Ndër instrumentistët përmendim: Ethem Qerimi, Selim Asllani, Ndue Shyti, Lakmi Hasimi, Lulëzim Cara etj. Ndër koreografët përmendim: Panajot Kanaçi-”Artist i Popullit”, Gëzim Kaceli-”Artist i Merituar”, Fehmi Shaqiri-”Artist i Merituar” etj. së bashku me shumë të njohurit Besim Zekthi- “Artist i Merituar”, Lili Cingu, Rexhep Çeliku-”Artist i Merituar”, Besim Jazexhiu etj. Në vitin 2003, mbështetur dhe në zbatim të ligjit “Për teatrin”, krijohet kompania teatrore shtetërore e “Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore”. Mbështetur ligjit 9631, datë 30.10.2006 “Për artin Skenik”, neni 34, “AKKVP bashkohet me TKOB dhe krijojnë “Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”. Shiko gjithashtu zërin: këngët popullore të përpunuara.
Lit: Zadeja, Çesk “Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore”, Ylli, nr. 9, fq. 11-12; Harapi, Tonin “Këndojmë dhe vallzojmë”, “Drita”, 1962, 30 Shtator; Zadeja, Çesk “Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore”, “Ylli”, 1962, nr. 9; Çefa, Sandër “Disa probleme të ansamblit popullor”, “Drita”, 1965, 12 Dhjetor; “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranë, 1981; Rrota, Tonin “25 vjetori i krijimit të AKVP”, “Skena dhe Ekrani”, 1982, nr. 4; Tërshana, Engjëll “Panajot Kanaçi”, Tiranë 1998; Goshi, Katerina, Daja, Lili “Muzika në Shqipëri”, Tiranë, 1998; Daija, Tish “Në skenat e tre kontinenteve”, Tiranë, 1999 etj.
Aktivitetet kombëtare të iso polifonisë:Veprimtari që popullarizojnë vlerat e trashëgimisë shpirtërore në fushën e iso-polifionisë. Enc. Mbështetur në ligjin nr. 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar, konventën e UNESCO-s “Për Ruajtjen e Trashëgimisë Shpirtërore”, Paris, 2003, të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2006, si dhe në aktet nënligjore në këtë fushë, në territorin e Republikës së Shqipërisë organizohen disa veprimtari të rëndësishme kombëtare për ruajtjen dhe popullarizimin e vlerave të iso-polifonisë sonë popullore. Ndër to vemë në dukje:”Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve dhe Orkestrinave Popullore”, në Korçë; FFTK i Sazeve është njëra prej veprimtarive kombëtare në fushën e trashëgimisë shpirtërore në lidhje me traditën e muzikës me saze, si shprehje e iso-polifonisë me vegla. Muzika me saze përfshin gjithë rrethet e jugut, juglindjes dhe jugperëndimit të Shqipërisë në mënyrë të veçantë muzikën e qyteteve si Korça, Vlora, Pogradeci, Përmeti, Berati, Leskoviku etj. Po kështu në këtë veprimtari marrin pjesë edhe ato qytete që nuk përfshihen në këtë zonë kulturore, por që kanë formacione me saze siç është rasti i familjes Lela në Tiranë etj. Ky festival zhvillohet rregullisht, që prej vitit 1994, në qytetin e Korçës, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, mbështetur në Statutin e Festivaleve Tipologjike Kombëtare, të miratuar nga Ministri i Kulturës, “FFTK i Iso-Polifonise”, në Vlorë: FFTK i Iso-Polifonisë është njëri prej veprimtarive kombëtare në fushën e trashëgimisë shpirtërore në lidhje me traditën e iso- polifonisë pa vegla. FFTKIP zhvillohet në Vlorë, në prag të festave të nëntorit. Ky festival, i cili është kthyer tashmë në traditë, është një manifestim i fuqishëm i muzikës iso-polifonike shqiptare si një nga dukuritë më origjinale muzikore të krijimtarisë popullore. Ky festival ka për qëllim të paraqisë, nxisë dhe promovojë vlerat dhe arritjet më të mira të kësaj gjinie si dhe të gjallërojë jetën kulturore të trevave ku iso-polifonia është shprehja kryesore e krijimtarisë artistike. Për këtë synohet që në festival, nëpërmjet përzgjedhjes, të vijë krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit. Në festival marrin pjesë grupet popullore iso-polifonike nga qytete të tilla me traditë muzikore si Korça, Gjirokastra, Saranda, Vlora, Gramshi, Tepelena, Përmeti, Skrapari etj, si dhe grupe nga trevat e Veriut, që këndojnë me dy a më shumë zëra. Synohet të ketë gjithashtu të ftuar grupe nga trevat e Ballkanit ku është traditë kënga polifonike si Greqia, Maqedonia etj. Vlerësimet për çmimet, bëhen nga një juri e specializuar. Ky festival zhvillohet rregullisht që prej vitit 2001 në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, mbështetur në Statutin e Festivaleve Tipologjike Kombëtare të aprovuar nga Ministri i Kulturës. Pas shpalljes së iso-polifonisë nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, më 25 nëntor 2005, ky festival fillon në këtë datë të ç`do viti dhe përfundon më 28 nëntor, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë; FFTK i Valles Popullore – Lushnje: Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006, në qytetin e Lushnjë. Ky festival ka për qëllim të paraqisë, nxisë dhe promovojë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore si dhe të gjallërojë jetën kulturore të qytetit të Lushnjës dhe zonave përrreth. Për këtë synohet që në festival, nëpërmjet përzgjedhjes, të vijë krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit. Gjithashtu synohet edhe paraqitja e sa më shumë kostumeve popullore mbarëkombëtare. FFTKVP zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, mbështetur në Statutin e Festivaleve Tipologjike Kombëtare të miratuar nga Ministri i Kulturës; Festivali Folklorik i Veglave të Muzikës Popullore, Gjirokastër: FFVMP është një veprimtari kulturore artistike që përfshin këngën e meloditë popullore që shoqërohen dhe interpretohen me vegla muzikore popullore si fyelli, sharkia, çiftelia, gajdja, cyle-dyjare, etj. Kjo veprimtari organizohet në bazë Qarku dhe zhvillohet që nga viti 2002. Festivalin Folklorik i Veglave të Muzikës Popullore është veprimtari multikulturore ku, përveç shfaqjeve që zhvillohen në kalanë e qytetit muze të Gjirokastrës (shpallur nga Unesko si “Pasuri kulturore e njerëzimit”), organizohen edhe veprimtari të tjera si ekspozita, promovime botimesh, seminare etj. FFVMP gjallëron jetën kulturore në kalanë e qytetit dhe në qendrën historike të Gjirokastrës si dhe promovon dhe ballafaqon vlerat kulturore folklorike sidomos në drejtim të interpretimit dhe shoqërimit me vegla muzikore popullore. FFVMP nxit turizmin kulturor dhe gjallëron biznesin e zejeve tradicionale në qendrën historike të qKy është festivali i vetëm ndërkombëtar i pakicave etnike, kulturore dhe gjuhësore i cili zhvillohet në Shqipëri nën siglën e CIOFF-it. CIOFF është komiteti ndërkombëtar i organizimit të Festivaleve Folklorike në të cilin është anëtarësuar edhe vendi ynë. Seksioni shqiptar i CIOFF-it është me qendër në qytetin e Përmetit. Festivali i parë u organizua në vitin 2001 në Përmet. Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor” është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e pakicave dhe etnive që bashkëjetojnë në vendin tonë. Eshtë zgjedhur Përmeti pasi është qyteti që ka llojshmëri kulturore, atje bashkëjetojnë e ballafaqohen kulturat e etnive të ndryshme dhe është vendlindja e mjeshtrave të këngës popullore si Laver Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj. Kjo veprimtari multikulturore, ku përveç shfaqjeve që zhvillohen në sheshin e qytetit, organizohen edhe veprimtari të tjera si simpoziume, ekspozita, promovime botimesh, etj. Festivali gjallëron jetën kulturore të Përmetit dhe zonave rreth tij, promovon dhe ballafaqon vlerat kulturore të etnive dhe pakicave në shkallë vendi dhe rajoni, duke nxitur frymën e paqes dhe të dashurisë mes grupeve etnike e popujve të rajonit në dobi të integrimit evropian të Shqipërisë. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qëllim të nxisë turizmin kulturor dhe të gjallërojë biznesin vendas. Në këtë veprimtari është realizuar me sukses si bashkëpunimi me pushtetin vendor ashtu edhe me shoqatën e biznesit të qytetit të Përmetit, si dhe është veprimtari që ndiqet me mjaft interes nga publiku vendas duke u kthyer në një festë të këngës, valles popullore dhe promovimit të vlerave të tyre. Kjo veprimtari përbën një arritje të madhe për gjithë lëvizjen folklorike shqiptare pasi evidenton vendin tonë si një vend me pasuri të lakmueshme folklorike, integron traditat tona në skemën botërore të veprimtarive folklorike dhe krijon një pikë të rëndësishme referimi të CIOFF-it botëror në Shqipëri. Çdo organizues merr përsipër shpenzimet e veprimtarisë. Komiteti organizues i festivalit shpërndan diploma pjesëmarrjeje. Me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, në dhjetor 2006, aprovohet Statuti i këtij festivali, si dokumenti ligjor i organizimit të këtij aktiviteti.ytetit. Festivali zhvillohet nga Qarku i Gjirokastrës në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës; Festivali Ndërkombëtar i CIOFF-it, Përmet:

Lit: Dalliu, I “Informacione”, Kultura Popullore, 1-2/2001, fq. 293-295; Shkreli, Inis “Festivali Kombëtar i Sazeve dhe Orkestrinave Popullore në qytetin e Korçës”, Kultura Popullore, 1-2/2005, fq. 290-291; Qafoku, Klodian “Festivali Kombëtar i Polifonisë”, Kultura Popullore, 1-2/2005, fq. 292; Çaushi, Fitim “Shpirti i popullit në këngë”, 2006.

CD-të dhe regjistrimet e tjera popullore pas viteve ‘40’: Degë e kujtesës historike, dhe e vazhdimësisë komunikative të folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas filmave dhe disqeve me muzikë popullore etj. Enc. Pas çlirimit të Shqipërisë në Nëntor 1944, për shkak të mungesës së shtëpive diskografike në vend si dhe të institucioneve artistike në përgjithësi, si rezultat i marrëveshjeve kulturore të vendit tonë me vendet e Lindjes (në shoqëritë diskografike lindore si p.sh. të Bashkimit Sovjetik, Bullgarisë etj), janë regjistruar një numër i konsiderueshëm materialesh muzikore folklorike. Në një prej këtyre disqeve është regjistruar edhe simfonia e pare shqiptare e kompozitorit Çesk Zadeja, nga orkestra e Teatrit “Balshoj” më 1956. Regjistrimet muzikore folklorike shqiptare, u shtuan në numur qysh prej momentit kur u zgjua edhe interesimi i studiuesve të huaj për të. Në fund të viteve 1980, etnomuzikologu i njohur italian Dr. Diego Karpitela u bë ndërmjetës mes Shtëpisë Diskografike “Fonit Centra” të Romës dhe Institutit të Kulturës Popullore-Tiranë për botimin e një “Korpusi diskografik me muzikë folklorike shqiptare”, me tri disqe dhe i shoqëruar me tri broshura strudimore shkencore të përgatitura nga etnomuzikologu shqiptar Beniamin Kruta. Gjithashtu, etnomuzikologë të ndryshëm pasi kanë përzgjedhur numura të veçantë në festivalet folklorike kombëtare kanë realizuar C.D. me muzikë popullore. Një rast është edhe ai me materiale të zgjedhura nga F.F.K i Gjirokastrës 1983 i realizuar në Francë me ndërmjetësinë e etnomuzikologut Bernard Lorta Zhakob (1938), në “Qëndrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore (C.N.R.S)-Muzeu i Njeriut në Paris. Më 1986, Radio-France publikon 2 kaseta me muzikë popullore polifonike dhe monodike të shqiptarëve të Maqedonisë të titulluara: “Macedonie: Polyphonies tosques” me nëntitullin: “Sous les Peupliers de Bilish; dhe “Macedonie: monodies guegues”, me nëntitullin “Bessa ou la parole donnee”. Më 1990, këngëtarja arbëreshe Silvana Likuresi publikon në Itali, CD-në me këngë popullore arbëreshe. Një tjetër C.D me muzikë popullore të sazeve të “Familjes Lela” publikohet në Francë në vitin 1992. Nga Laver Bariu dhe sazet e tij kemi dy CD, përkatësisht në Angli-1994 dhe në Greqi më 1995. Një tjetër C.D me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” është realizuar në Australi në vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Një CD me muzikë popullore të shqiptarëve të “Maqedonisë toske” i është bashkangjitur librit të studiueses amerikane Jane C. Sugarman me titull “Engendering song”-singing & subjectivity at Prespa oteay weddings. The university of Chicago 1997. Këtu përfshijmë edhe botimin e parë multimedial në Shqipëri “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” i Vasil S.Toles të cilit i bashkangjitet një tjetër CD me muzikë popullore, botim i Teknotrade, Tiranë, 1998. Më 1999, etnomuzikologu amerikan Jan Price publikon në Los Anxhelos një CD me grupin e tij “Drita” i cili luan muzikë popullore nga e gjithë Shqipëria me 20 pjesë. CD titullohet “Kujtime nga e shkuara”. Edhe nga tradita muzikore e shqiptarëve jashtë Shqiperisë janë botuar CD te ndryshme. Me konkretisht kemi: Derdan: “Urban Folk Music of the Former Yugoslavia”, botim i Education Center in San Francisco, California. RCD984 CD; Various Artists, “Kaba–Rakip Muhaxhiri/Festim Permeti/Qerim Baki/Qerim Hajre “; Folk Music of Albania collected by A. L. Lloyd (Topic Records 94, orig. 64) [Albania]. Shiko zërin: diskografia popullore. Lit. Shkreli, Kujtim. “Kënga arbëreshe në lartësi të reja”, “Shqipëria e Re”, 1990, nr. 3; Shkurtaj, Gjovalin. “Larg dhe pranë dheut të shqiponjave”, “Drita”, 1990, 29 Prill; Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë, 1998; “Albanian Intangible Heritage in CD”, Uegen, 2004 etj.
Diskografia popullore:Degë e kujtesës historike, dhe e vazhdimësisë komunikative të folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas filmave me objekt muzikën popullore. Etim. Diskografi rrjedh nga frëngjishtja, disque=disk - pllakë si dhe nga greqishtja, grafi = shkronjë. Enc. Historia e regjistrimeve diskografike është një nga periudhat më të ndritura të muziktarëve popullorë patriotë shqiptarë, në shërbim të kulturës sonë dhe çështjes më të madhe të vendit, asaj për çlirimin kombëtar. Së bashku me abetaret dhe shkollat e para shqipe, në dhjetvjeçarin e parë të shek.XX-të në Shqipëri filluan të përhapen edhe pllakat me këngë dhe melodi shqiptare. Arsyet që shtyjnë muziktarët shqiptarë drejt regjistrimeve të këtij lloji, janë të pandara edhe nga ato muzikore. E “folura e muzikës” u parazgjodh prej shqiptarëve si një nga armët më të forta të komunikimit, pasi nuk qe kushtëzuar nga një alfabet i domosdoshëm për t'u mësuar (si në rastin e alfabetit të gjuhës dhe shkrim këndimit). Bërja e pllakave u nxit në një farë mase edhe nga nevojat shpirtërore në rritje të popullit shqiptar për këngët vendase. Kështu, krahas gjithë kulturës sonë, edhe muzika u rreshtua në këtë front të përbashkët, i cili i gjithë u shndërrua në një zëdhënës të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Shprehja më e mirë e pasqyrimit të kësaj fryme gjendet në fjalët e thëna prej njërit prej pionierëve të këtyre regjistrimeve, Spiridon T. Ilos: “…kënduam ato më të bukurat këngë kombëtare të cilat anë e mbanë do himnojnë kombin dhe do të ligjërojnë gjuhën e bukur shqipe”. Tanimë është fakt, që regjistrimet e muzikantëve dhe sazexhinjve shqiptarë (në vitet 1900-1940) të bëra në firmat diskografike më në zë të kohës si “COLUMBIA”-Angli dhe Itali; “MI-RE RECORD”-U.S.A, “ODEON”-Germany, “HOMOKORD”-Germany, “PATHE”-Francë, “VICTOR”-U.S.A, “HIS MASTER’S VOICE”-Angli, “SAHIBININ SESI”-Turqi, “ISMA SAVOJA” etj., janë ndër të parat regjistrime diskografike me muzikë popullore nga Ballkani e më gjerë. Pranë “Odeon”-it janë regjistruar orkestrina shkodrane e Shtjefën Jakovës-Qorrit (1862-† 1928), Sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut, Ciloja me shokët (Korçë), Merko Ibrahim Leskoviku, Medi Përmet, “Demka & Hajro”, Vangjel Leskoviku, Shuqri Fuga, shoqëria “D. Prezja” etj. Pranë “COLUMBIA”-s kanë kanë bërë regjistrime Sazet e Sulejman Myzeqarit, Zonjush Sofia e Hatixhja, Tiranë, Z.Islami dhe Rizaja, Shoqnija e Z. Bylbyli (Vlorë), Z. Pal Pali (Shkodër) etj. Pranë “HIS MASTER’S VOICE” ka regjistruar Llaqi me shokët, Zonja Qerime, Selim Laze me shokët, Jonuzi me shokët etj. Pranë “SAHIBININ SESI” në Turqi janë regjistruar sazet e Jonuzit me shokët, Merko Nazif Leskoviku me shokët etj. Në këtë renditje të regjistrimeve muzikore popullore shqiptare, do të rendisnim edhe 36 këngët popullore qytetare shqiptare të kënduara nga këngëtarja e shquar lirike shqiptare Tefta Tashko Koço, të regjistruar pranë shoqërisë “Columbia” në Milano-Itali në vitin 1942 si dhe ato të këngëtarëve Kristaq Antoniu; Marie Kraja; etj. Shiko zërat: A.P.R, Kraja, Marie; Antoniu, Kristaq. Lit: Prendushi. Robert, “Studime dhe diskotekë e pasur për këngët shkodrane”, “Bashkimi”, 1988, 3 Prill; Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë, 1998 etj.
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore:29 Shtatori është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Enc: Mbështetur ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Për trashëgiminë kulturore”, neni 5, pika 2: “Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpall Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”. DKTK ditë është festa më e re në festat e shquara që populli ynë do të festojë dhe do të kujtojë me respekt duke nisur nga viti 2003. 29 shtatori është dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë evropiane, kur të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që ato i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor dhe evropian. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëtarëve, bartësve të folklorit dhe artizanëve, të gjithë njerëzve të njohur apo anonimë të cilët i dhanë kuptim fjalës Shqiptar. DKTK u shpall për dy arsye: E para, sepse kjo datë ka në thelb të saj rënien e veprimtarit të lëvizjes atdhetare, dëshmorit të monumenteve, Kamber Bënjës; dhe se dyti se zhvillohet paralelisht, në fund të muajit shtator me aktivitetin “Ditë të Trashëgimisë Kulturore”, një aktivitet i cili kulmon fushatën e Këshillit të Evropës: “Europa, një trashëgimi e përbashkët”. Festimet për herë të parë, të datës 29 Shtator, si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në vitin 2003, në rang kombëtar përfshinë një seri aktivitetesh multikulturore. Në vitin e dytë të festimeve të saj, në vitin 2004, më 29 Shtator krahas festimeve të këtin përvjetori, u hap edhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, 29 Shtator- 5 Tetor. Kjo festë po shndërrohet në një tribunë të ballafaqimit të vlerave të identitetit tonë kulturor kombëtar si dhe në një moment reflektimi dhe konvergimi idesh dhe projektesh mbështetur memories dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane.
Ekspedita folklorike shqiptaro-gjermane:Ekspeditë kërkimore shkencore në fushën e folklorit shqiptar. Enc. Një ndër interesimet më të mëdha të studiuesve të huaj për folklorin muzikor shqiptar, zë fill me ekspeditën shqiptaro-gjermane, e kryer nga muaji Maj deri në Gusht të vitit 1957. Kjo ekspeditë u realizua si një ndërmarrje e përbashkët mes Akademisë së Shkencave Gjermane në Berlin (Instituti për Folklorin Gjerman) dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Intenerari i ekspeditës ishte si më poshtë: ekspedita filloi punën në zonën iso-polifonike të liqenit të Ohrit, pastaj në Mokër, në rrethin e Pogradecit dhe të Korçës, në Kolonjë e Leskovik, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Sarandë (Borsh dhe Himarë), në Dukat të Vlorës, në malësinë e Kurveleshit, në Myzeqe dhe Mallakastër, në Fier, Berat, Lushnjë dhe Skrapar. Anëtarët shqiptarë të ekspeditës ishin Albert Paparisto dhe Ramadan Sokoli. Anëtarët gjermanë ishin gjuhëtari Wilfried Fiedler, tekniku Johanes Kyritz dhe etnomuzikologu Erich Stocckman. Materialet muzikore të regjistruara gjenden në arkivat gjermane.
F.F.K i Gjirokastrës:Festivali Folklorik Kombëtar- aktiviteti më i rëndësishëm në fushën e trashëgimisë kulturore mbarëkombëtare shqiptare. Megjithëse F.F.K janë zhvilluar edhe më përpara, F.F.K-të që mbajnë emrin e qytetit organizator të tij, qytetit-muze të Gjirokastrës- “Pasuri kulturore e njerëzimit”, UNESCO, janë festivalet që krijuan traditën e këtij lloj aktiviteti në Shqipëri. Festivalet fillimisht u organizuan në qytetin e Tiranë duke filluar prej vitit 1946, 1949, 1952 dhe 1957. Por festivali i cili i parapriu festivaleve folklorike kombëtare të Gjirokatrës është ai i zhvilluar në Tiranë nga datat 25-27 Nëndor 1959 me siglën “Festivali Kombëtar i këngës, muzikës dhe valleve”. Në këtë festival kanë marrë çmime për herë të parë solistë popullorë si Laver Bariu, Ndue Shyti si dhe janë vlerësuar me diploma të ndryshme afro 400 pjesmarrës. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, prej datës 08 deri më 16 tetor. Pas këtij festivali të parë ku morrën pjesë të gjitha rrethet e vendit, në ç’do pesë vjet (respektivisht 1973, 1978, 1983, 1988), në kalanë e këtij qyteti janë zhvilluar rregullisht F.F.K-të. Në festivalin e vitit 1973cnë fazën finale morrën pjesë 1370 pjesmarrës, në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53.000 pjesmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 bartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit. Në vitin 1995, F.F.K u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe më Shtator 2000. F.F.K rikthehet përsëri në qyteti e Gjirokastrës. Ky festival ka qënë konceptuar në formën e një gare folklorike ku deri në festivalin e vitit 1988 janë dhënë çmime dhe flamuj për grupet më të mira. Në F.F.K të vitit 1995, me të drejtë ndryshoi kriteri i vlerësimit, duke mos u vlerësuar më folklori por bartësit dhe interpretuesit e tij. FFK 2004 u mbajt në Gjirokastër nga data nga data 29 Shtator deri 5 Tetor 2003. Organizimi i tij bëhet në bazë të Statutit të FFK-se, të aprovuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mbështetur ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar.

Lit: “Festivalet folkloristike të shërbejnë për ta vënë në baza të shëndosha lëvizjen artistike amatore”, gaz. “Zëri i Popullit”, 1955, 19 Qershor; “Festivali folkloristik i qarkut të Gjirokastrës”, gaz. “Bashkimi”, 1955, 3 Korrik; “Përfundoi faza e parë e festivalit të këngës, muzikës dhe valles”, gaz. Zëri i Popullit, 1959, 6 gusht; “Festivali Kombëtar i Këngës, muzikës dhe valleve”, tek “Kultura Popullore”, 6/1959; “ Me tingujt e lahutës dhe çiftelisë”, tek gaz. “Drita”, 1961, 26 Mars; “F.F.K i Gjirokastrës”, tek “Vatra e Kulturës”, 6/1968; Agolli, Dritëro “Arti i fuqishëm i popullit”, gaz. “Zëri i Popullit”, 1968, 17 tetor; “Ballëlart e mal më këmbë”, këngë të FFK të Gjirokastrës, 1978, Tiranë, 1979, fq. 240; “Ballëndritura Shqipëri”, tekste këngësh të FFK të Gjirokastrës, 1978, Tiranë, 1979, 124 fq; Uçi, Alfred “FFK i Gjirokastrës 1978 dhe disa probleme aktuale të shkencave etnografike-folklorike”, “Kultura Popullore”, 1/1980, fq. 7-24; Paparisto, Albert “Festivalet Folklorike të Gjirokastrës dhe krijimtaria muzikore e kultivuar”, tek “Probleme të zhvillimit të folklorit bashkëkohor”, Tiranë 1980; Uçi, Alfred “Le festival folklorique national 1978”, “Culture populaire albanaise”, 1/1981; Gërcalliu, Mustafa “Njerëzit e punës mendore dhe folklori”, Kultura Popullore, 1/1982, fq. 75-85; Zadeja, Çesk “Historia e popullit në këngën e tij”, “Skena dhe ekrani”, 4/1984; Agolli, Nexhat “Burim vlerash studimore”, rev. “Skena dhe ekrani”, 1987, nr. 4; Çani, Flamur “Si po përgatitet Gjirokastra për F.F.K-1988”, gaz. “Zëri i popullit”, 1988, 30 Janar; Panajoti, Jorgo; Kruta, Beniamin “Festivali Folklorik i Gjirokastrës 1988- ngjarje e rëndësishme e lëvizjes artistike popullore”, “Kultura Masive”, 1987, nr. 3; “Festivali Folklorik Kombëtar 1988”, Kultura Popullore, 1/1989, fq. 3-43; Sheholli, Bahtir “F.F.K. i Beratit 1995”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinë, 29/1995; “Nga Festivali Folklorik Kombëtar, Berat, 1995”, Kultura Popullore, 1-2/1995, fq. 103-147; Kasoruho, Naxhi “Gjirokastra e festivalit”, Tiranë, 2000; “Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, akte ligjore dhe nënligjore”, MKRS, 2004 etj. Për më tepër shih Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastres, dokumentar i ODEA, 2019 - YouTube

Filmat me objekt muzikën popullore:Degë e kujtesës historike, dhe e vazhdimësisë komunikative të folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas diskografisë muzikore popullore. Enc. Datat e para të regjistrimeve filmike me objekt muzikën popullore dhe traditat shqiptare në përgjithësi, koinçidojnë me regjistrimet e para të muzikës popullore shqiptare në disqe. Me sa dime deri më sot, të parët janë vëllezërit Manaki, të cilët në vitin 1906 kanë regjistruar filmin e shkurtër dokumentar “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanë bërë regjistrime filmike të kësaj natyre në qytetet e Korçës, Përmetit, Këlcyrës dhe Janinës. Më 1913 amerikani William Hovard filmoi në Shqipëri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqëria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi më 1932 një film dokumentar me zë që shoqërohej me muzikë origjinale popullore. Më 1936 regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhëtim ëndëronjës nëpër Shqipëri”, me pamje nga Korça, Ohri etj,. Ku jepeshin edhe pamje të kostumeve e zakoneve dhe valle e këngë popullore. Këtu përmendim edhe filmin e gjatë dokumentar “Vëllamët”, të xhiruar përsëri nga gjermanët, të mbushur me legjenda e kostume popullore. Në një film të “Luce”-1940, jepen një grup vajzash hoçishtare të veshura me kostume popullore. Supozohet që formacione sazesh të jugut dhe të atyre të Shqipërisë së mesme, të jenë filmuar në filmat e viteve ’20-’30, e veçanërisht në dasmën e mbretit Zog. Në Arkivin e Filmit kemi disa dokumentarë të tjerë me interes rreth traditave muzikore. Ndër ta përmendim dokumentarët e paraçlirimit që gjenden në numrin x-III/1-344 i viteve 1914-1916, x-III/1-343 i vitit 1928 ku trajtohen aspekte nga dasma beratase, I/2-343 i vitit 1949 dhe I/1-15 i vitit 1950 me pamje nga festivalet folklorike, I/1-8 i vitit 1949, etj. Një dokumentar mjaft interesant është edhe ai me titull “Këngët e zëmrës” i Kinostudios “Shqipëria e Re”, prodhim i vitit 1990. Një film artistik i vecantë kushtuar muziktarëve popullorë, është filmi “Gjeneral gramafoni”, me regji të Viktor Gjikës etj. Lit: Abaz, Hoxha “Arti i shtatë në Shqipëri”, Tiranë, 1994
Folk Area:Festivali i parë folklorik ndërkombëtar i organizuar në Shqipëri. Enc. “Folk Area” u zhvillua nga data 24-27 tetor 2000 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në të morrën pjesë Shqipëria-”A.K.V.P”; Bosnjë-Hercergovina-”Saobracajac”; Bullgaria-”Pirin”; Kroacia- "Lado”; Egjypti -”Port Said”; Greqia; Italia-”Danza-Nova”; Maqedonia-”Tanec”; Turqia-”Kadikoy”; Rusia-”Sibirskie Vykrutasy”; Spanja-”Dos Hermanos”; Amerika-”Zonjat e Hijshme”; Rumania-”Semenicul”; Sllovenia-”Iskraemeco”; Mali i Zi-”Buda Tomoviç”; dhe Brazili-”Magia Brazil”. Juria e festivalit e drejtuar nga Prof. Ramadan Sokoli, vlerësoi me çmimin e madh të festivalit “Doruntina e Artë”, ansamblin e Kroacisë. Me “Doruntinën e argjendë”, u vlerësua Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.
Folklor gojor:Tipologji e trashëgimisë shpirtërore. Enc: Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet. Shiko ligji “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar.
Folklor instrumental:Tipologji e trashëgimisë shpirtërore. Enc: Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, folklori instrumental është krijimi muzikor popullor i interpretuar me vegla muzikore popullore. Shiko ligji “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar.
Folklor koreografik:Tipologji e trashëgimisë shpirtërore. Enc: Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, folklori koreografik janë valet dhe krijimet që kërcehen me ose pa shoqërim muzikor. Shiko ligji 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar.
Folklor vokal:Tipologji e trashëgimisë shpirtërore. Enc: Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, folklori vokal përfaqëson krijimet muzikore të kënduara ose të interpretuara me teks dhe muzikë. Shiko ligji “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar.
Gazeta "Iso Polifonia":Organ i përmuajshëm i Këshillit të Muzikës Shqiptare, antar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës IMC/UNESCO dhe seksionit Shqiptar të CIOFF-it. Enc. Gazeta e “Iso Polifonisë” është i pari organ i cili i dedikohet ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të dukurisë së jashtëzakonshme muzikore të iso-polifonisë ideuar pas shpalljes së saj “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit mbrojtur nga UNESCO”, më 25 Nëndor 2005, në Paris, Francë. GIP botohet në bashkëpunim me një sërë personalitetesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe me të gjitha ato institucione shtetërore dhe shoqata kulturore dhe artistike që kanë në fokusin e punës së tyre trashëgiminë kulturore shqiptare. Kryetar Nderi i Këshillit Botues është Prof. Ramadan Sokoli. Kryetar i Këshillit Botues është Prof. Dr. Vasil S. TOLE dhe antarë të këtij këshilli janë Akademik Jorgo Bulo, Prof. Dr. Fatmir Hysi. Prof. Agron Xhagolli, Prof. Spiro Shituni (USA), Dr. Eno Koço (Angli), Prof. As. Josif Minga, Bardhyl Londo, Aleks Todhe. Kryeredaktor i gazetës është Z. Engjëll Serjani dhe në redaksi bëjnë pjesë dhe japin kontributin e tyre specialistë të shquar të fushës si Arian Avrazi, Ilir Dhuri, Lefter Cipa, Muhamet Tartari, Sejmen Gjokoli, Maksi Kulo, Thanas Dino, Shkëlqim Hajno, Shkëlqim Guçe. Z. Niko Mihali është Drejtori i gazetës. Numuri i parë i GIP doli në Janar 2006 dhe prezantimi i gazetës u bë në qytetin e Përmetit gjatë krijimit të “Rrjetit kombëtar të shoqatave dhe grupeve të iso polifonisë” në datën 22 Shkurt, 2006. GIP botohet në qytetin muze të Gjirokastrës, “Pasuri kulturore e njërëzimit” mbrojtur nga UNESKO dhe në formë elektronike në adresën: www.isopolifonia.com. Për më tepër shih: Gazeta Iso-Polifonia, Janar 2010
Iso polifonia shpallet “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit”:Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO, Paris 25 Nëndor, 2005 Enci: “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qëndrore e UNESCO-s në Paris. Për të dalë me këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 Nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t'u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim, mbështetur Proklamtës së III, të UNESCO. Për më tepër shih POLIFONIA ME ISO: ISO-POLIFONIA - YouTube
Këngët popullore të përpunuara:Enc. KPP shfaqen si një fenomen i ri i traditës sonë muzikore, rreth fundit të shek XIX, pavarësisht faktit se "përpunimi" i materialit muzikor popullor ndodh rëndom si proces edhe në repertorin muzikor popullor anonim. Në pikëpamje kronologjike, KPP u shfaqën në momentin kur duken edhe tendencat e para për adaptimin e gjinive e formave të muzikës së kultivuar në Shqipëri. Shkodra, qyteti i cili ka një vend shumë të rëndësishëm në formimin e kulturës sonë muzikore, u bë vendi ku krahas të tjerash u konstatuan përpjekjet e para të krijimit dhe formimit të kësaj tenedence mjaft të rëndësishme në krijimtarinë e re muzikore shqiptare. Muziktari më i rëndësishëm i kohës, Palokë Kurti (1860-1920), ishte ai i cili shfaqi në tërë veprimtarinë e tij formimin dhe shijen e përzgjedhur të një muziktari të tipit popullor. Kështu, orientimi i përherëshëm nga kënga popullore paraqitet si një shprehje organike e portretit të tij artistik. Më konkretisht, kënga popullore shkodrane përcakton të dy fushat kryesore të veprimtarisë së Kurtit: Së pari ai krijoi shumë këngë të tipit të ahengut shkodran, (në lidhje me numrin e tyre takohen mendime të ndryshme: herë i referohen 17 dhe herë 20 këngë) midis të cilave më të njohurat janë “Marshalla bukuris sate”, “Për mue paska ken kysmet”, “Një këllef me ar ta çova”, etj. Fenomeni i ri që shfaqet në to ka të bëjë si me përmbajtjen e teksteve, ashtu edhe me aspektin muzikor. P. Kurti formuloi vetë vargje të një fryme poetike, në ndonjë rast edhe me theks social, duke u shkëputur kështu nga përmbajtja shpesh herë e rëndomtë, për një pjesë këngësh të ahengut qytetar. Në aspektin muzikor, tek KPP të tij, vërehen përpjekjet e para për shkarkimin e teprimeve të ndikimit oriental dhe një lloj ndjesie për qartësi forme, për inkuadrim ritmik dhe një ndjeshmëri e brendëshme ndaj harmonisë klasikë. Së dyti, elementë të një karakteri përpunues të traditës së këngës popullore qytetare shfaqen më qartë në adaptimet e tij instrumentale të këngës së ahengut. Palokë Kurti ka lënë dy potpuri për formacion frymor-bandë, të titulluara “Argëtimet muzikore të stërgjyshërve tanë”, në bazë të të cilave qëndrojnë një seri këngësh të nxjerra nga repertori i ahengut. Potpuritë i nënshtrohen konceptit formal të suitës, pra renditjes së këngëve sipas parimit të kontrastit dinamik, ritmik, etj. Adaptimi, ndonëse i thjeshtë (më shumë një harmonizim dhe orkestrim i thjeshtë), në këtë rast na jep shembujt e parë të një varianti përpunues të traditës sipas principeve të harmonisë dhe formës klasike etj. Gjatë gjysmës së parë të shek. XX përpjekja më serioze e përpunimit të këngës popullore shfaqet në krijimtarinë e muziktarit franceskan pader Martin Gjoka.(1890-1940). Lind në Tivar dhe vdes në Shkodër. Më 1905 kryen shkollën e mesme të urdhërit françeskan në Shkodër. Aty mëson edhe pianon, violinën e flautin. Studimet e larta teologjike i kryen në Tirol, Austri, të cilat i përfundon më 1912. Aty shpallet “Mjeshtër” në muzikë dhe njëkohësisht thellon njohuritë mbi kompozicionin nën drejtimin e Hartman Ander Lan. Më 1913 kthehet në Shkodër dhe emërohet mësues i shkollës fillore e më pas në gjimnazin “Illyricum”. Më 1917 themelon një kompleks vokal e instrumental të qytetit, e paskëtaj orkestrën frymore të gjimnazit ku ishte mësues i historisë dhe gjeografisë. Kjo është edhe periudha më e rëndësishme e krijimtarisë së tij muzikore. Më 1919 kompozon veprën për orkestër simfonike “Dy lule mbi vorr të Skënderbegut”, më 1913-1920 “Album për Harmonium” me 24 pjesë, më 1915-1917 veprën dramatike për vokal e orkester mbi libret të At Gjergj Fishtës “Juda Makabe”(me tre pjesë) dhe melodramën “Shqyptarja e qytetnueme” me libret të Leonardo de Martinos. Gabimisht deri më tani ky libret i atribuohej Shtjefen Gjeçovit. Dorëshkrimi i fundit “Rapsodia mbi këngë popullore shqype” i përket vitit 1922. Ndër të tjera përmendim edhe shumë këngë origjinale dhe përpunime këngësh popullore veçanërisht ato të Malësisë së Madhe si dhe baladën “Gruaja shqyptare”, koralen “O ata t’lumët” dhe “Përmbi lum të Babilonit”. Në Arkivin e Shtetit (Dosja M. Gjoka), ruhen disa partitura shumë interesante në formën e punimeve të tipit laboratorik, ku autori duket se kërkon të përvetësojë mjeshtërinë e përpunuesit. Interes të veçantë paraqet fakti që Gjoka shkëputet krejtësisht nga praktika e këngës qytetare të ahengut, duke iu drejtuar folklorit fshatar (kryesisht epikës popullore të rrafshit të Dukagjinit), tek i cili ai sheh mesa duket traditën e vërtetë shqiptare. Krijimi koral “O ata t’lumët” nuk përbën gjë tjetër veçse një përpunim katër zërësh të këngës popullore “O e mira te pojata”, duke iu përmbajtur me konsekuencë trajtave harmonike dhe ritmike të materialit të shfrytëzuar dhe ndërkohë duke synuar një ridimensionim të saj në pikëpamje të formës (një tri-pjesësh i madh) dhe ndërtimit tëkulminacioneve. M. Gjoka, gjithashtu, na jep variantin e parë të këngës popullore “Kenkan mbushun bjeshkët me borë”, për të cilën ekziston gjithashtu edhe një partiturë e tipit të përpunimit koral. Krahasuar me Palokë Kurtin, Gjoka bën një hap të ndjeshëm përpara edhe përsa i takon shfrytëzimit të këngës popullore në format muzikore instrumentale. “Rapsodia mbi kangë popullore shqype” (1922), si e para vepër e llojit në Shqipëri, na sjell edhe shembullin më të spikatur të kohës përsa i takon shfrytëzimit të këngës popullore në kushtet e formave dhe formacioneve instrumentale (kompozuar për orkestër frymore). Kompozitorë të tjerë që mund të përmenden gjatë gjysmës së parë të shek. XX janë Thoma Nasi dhe Kristo Kono. Thoma Nasi (1892-1964) e ka përpunuar këngën popullore kryesisht në fushën e muzikës instrumentale. Pavarësisht se veprat paraqiten si krijime origjinale, në thelb ato janë të që gjitha të mbështetura në materiale folklorike dhe në një farë mënyre mund të trajtohen si forma të përpunimit instrumental të lëndës burimore. Bëhet fjalë për katër miniatura të shkruara për flaut (ose për violinë) dhe piano, të titulluara “Bilbili”, “Fyelli i bariut”, “Katër valle” dhe “E qara”, këto dy të fundit si përpunime të muzikës popullore me vegla. Elementi burimor në të gjitha rastet fiton trajta të reja në saje të përshtatjes instrumentale dhe harmonizimit klasik. Nga Kristo Kono (1907-1988), vlen të përmenden prej tij tri këngët e krijuara për Tefta Tashko Koçon gjatë periudhës 1933-36: “Kur më vjen burri nga stani” me tekst popullor nga arbëreshët e Greqisë, “Fol e qesh moj sy larushe” me tekst nga Milto S. Gurra dhe “Mes hollë këputura” me tekst nga Lasgush Poradeci. Që të treja paraqiten si variante të përpunimit për soprano e piano të materialeve folklorike të shfrytëzuara. Pavarësisht gjuhës së thjeshtë të përdorur, tek Kono mund të thuhet se takohet për të parën herë interesi për krijimin e një repertori të lirikës vokale, si edhe dëshira për një përshtatje të tillë të këngës popullore. Këtu duhet të përmendim edhe disa përpunime të bëra nga disa kompozitorë të huaj në vitet ’40. Këto përpunime lindën për shkak të vlerës dhe famës që kishte marrë kryesisht në perëndim, folklori shqiptar në përgjithësi, e në veçanti ai muzikor. Në një shembull të regjistruar pranë “ODEONIT” kemi diskun që mban numurat ab 57-58 me titull: “Xhixha-xhixha, xhixhillon” nga D.G.Kiriac (kënduar nga nje pjese e korit te shkolles Normale Femnore te Korces drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos); si dhe këngët “Kendona Bilbil” dhe “Le te vrapojme”, nën interpretimin e një pjese e korit te shkolles Normale Femnore te Korces drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos etj. Pas viteve ’50 të shek XX, vihet re tendenca e zgjerimit të repertorit të këngeve popullore të përpunuara, si dhe atyre krijimeve me frymë popullore, te cilat kanë kompozitor por që për shkak të përhapjes së tyre mbarëkombëtare njihen si popullore. Ndër to përmendim: “Erdh pranvera”-Pjetër Dungu; “Lumja unë për ty”-L. Lekaj; “Te kroni”-M.Xhediku; “Lule borë”-S.Gjoni; “Oj Oçe”-Tish Daija; “Çili sytë se du me t’pa”-Çesk Zadeja; “Çuçurrushja”-Ramadan Sokoli etj. Shumë këngë të kësaj natyre, janë edhe ato të kompozuara nga kompozitorët kosovarë si p.sh: “Baresha”, e kënduar nga Nexhmije Pagarusha me muzikë të Rexho Mulliqit; “Zambaku i Prizrenit”-Akil Koci; “Trëndafilat e Gjakovës”-Esat Rizvanolli; “Djem e vajza”-Vinçenc Gjini; “O moj bukuroshe”-Zef Tupeci; “Prishtinës”-Sevime Kabashi etj. Ndër kompozitorët dhe muziktarët shqiptarë që kanë përpunuar thellësisht këngën popullore shqiptare përmendim Çesk Zadejën, Tish Dainë, Limoz Dizdarin, Gjon Simonin, Aleksandër Peçin, Josif Mingën, Milto Vakon, Agim Krajkën, Xhemal Laçin etj. Një ndihmë të madhe në zhvillimin e kësaj gjinie ka dhënë veprimtaria artistike e A.K.V.P-së në Tiranë, i cili rregullisht deri në fund të viteve '80 ka organizuar festivale të këngës popullore të përpunuar. Shiko fjalën A.K.V.P .
Lit: “Vdiq muzikanti Palokë Kurti”, tek “Agimi”, vjeti II, janar, fq. 132; Krantja Mustafa, “Folklorizëm dhe formë nacionale në muzikë”, “Nëndori”, 1/1954; Sokoli Ramadan, “Mbi disa çështje të folklorit muzikor”, “Nëndori”, nr. i posaçëm, v. 1957; Gjata Trim, “Mbi krijimin e gjuhës muzikore nacionale dhe disa çështje të studimit të folklorit”, tek “Nëndori”, 9/1960; Bala, V. “Palok Kurti-muzikanti i parë shqiptar”, gaz. “Drita”, 1961, 1 Janar; Kongoli Baki, “Për një zhvillim të mëtejshëm të folklorit e të krijimtarisë popullore”, “Nëndori”, 1961, nr. 5; Paparisto Albert, “Të mbështetemi edhe më fort në pasurinë muzikore të popullit tonë”, “Nëndori”, 1961, nr. 8; Zadeja Çesk, “Folklori ynë- burim i pashtershëm frymëzimi, për veprat tona muzikore”, gaz. “Drita”, 1965, 5 Shtator; Dheri Eftim, “Mbi grumbullimin, përpunimin dhe përhapjen e muzikës popullore”, Vatra e Kulturës, 1965, nr. 5; Simoni Gjon, “Si duhet shfrytëzuar folklori në krijimin e këngëve”, tek “Vatra e kulturës”, 1/1970; Shllaku L, “Palokë Kurti- figurë e shquar e muzikës sonë popullore”, gaz. “Bashkimi”, 1970, 31 dhjetor; Kalemi Spiro, “Përpunimi i këngës popullore”, gaz. “Drita”, 1971, 21 shkurt; Zadeja Çesk, “Disa probleme për krijimin dhe përpunimin e këngës së re popullore”, “Zëri i Popullit”, 1979, 11 dhjetor; Zadeja Tonin, “Mbi krijimtarinë muzikore të Palokë Kurtit”, “Nëndori”, 12/1980; Xhokaxhiu Kristofor, “Arritje dhe kërkesa për këngën popullore të përpunuar”, gaz. “Bashkimi”, 1981, 14 shkurt; Sata Loro, “Zemra e atdhetarit të këngës-Palok Kurtit”, tek “Bashkimi”, 1990, 7 Janar; Munishi Rexhep, “Mbi fenomenin e këngëve tona të reja”, “Gjurmime Albanologjike”, Folklor dhe Etnologji, XXI-1991; Koco, Eno. “Mbi këngën lirike qytetare shqiptare në vitet 1930”, Tiranë, 2002 etj.
Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore:Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore-KKTKSH është organi më i lartë në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore. Enc. Mbështetur Ligjit, Nr. 9592, datë 27.7.2006 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.9048, datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, në nenin 5, pika 3: Pranë Minsistrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ngrihet KKTKSH, i cili kryhesohet nga Ministri i TKRS-së dhe përbëhet nga Drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kultutës, Rinisë dhe Sporteve; rejtori i Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore; rejtori i Qëndrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike Kulturore; Drejtori i Institutit të Kulturës Popullore; Sekretari i Komitetit Kombëtar të UNESKO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përgjegjësi i Sektorit të Trashëgimisë Shpirtërore në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. KKTKSH mbikqyr veprimtarinë e institucioneve të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, si dhe harton e miraton strategjitë dhe programet e zhvillimit në këtë fushë. Organizimi dhe mënyra e funksionimit të këtij Komiteti janë përcaktuar me Urdhërin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Mbledhja e parë e konstituimit të KKTKSH u zhvillua më datë 02.11.2006
Ligji "Për trashëgiminë kulturore":Ligj organik i trashëgimisë kulturore shqiptare nr. 9048, dt. 07. 04. 2003. Enc: Akti i pare juridik në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare është i vitit 1889. Ky dokument historik i përket periudhës së perandorisë otomane, dhe quhej “Rregullorja e brendshme për rregullimin e muzeut mbretëror”. Në këtë distance kohore që përfshin shek. XIX-XXI, edhe legjislacioni për trashëgiminë kulturore i gjithë kësaj periudhe, mbetet shprehja më e mirë, se si trashëgimia kulturore shqiptare, kjo trashëgimi mijëravjecare dhe e shumëllojshme, arriti të siguronte mbrojte dhe përkujdesje, duke siguruar në rradhë të parë mbijetesën e saj. Në këndvështrimin historik, më pas, në vitin 1912, pak përpara shpalljes së pavarësisë, aprovohet një ligj për mbrojtjen e monumenteve. Në vitin 1922 del e para qarkore e Ministrisë së Arsimit lidhur me ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, e cila pasohet më 1929 me dekret ligjin për monumentet kombëtare. Fakt është se mbas çlirimit të Shqipërisë në vitin 1944, dekreti 568, dt. 17.03.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe sendeve të rralla” shënohet të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Në vitin 1974 merret vendimi nr. 229 i Këshillit të Ministrave “Mbi gjurmimin dhe vënien në mbrojtje të ndërtimeve popullore” vendim i cili i hapi rrugen nje serie urdherash per shpalljen ne mbrojtje te shtetit te nje serie monumentesh kulture ne te githe territorin e Shqiperise. Ligji Nr. 7867, dt. 12.10.1994 “Për mbrojtjen e pasursë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme”, mbeti dokumenti baze ligjor për gati 10 vjet në fushën e trashëgimisë pas ndryshimeve demokratike në Shqiperine e pas viteve 1990, megjithese duhet thënë se ai e shtrinte mbrojten e tij vetëm mbi trashëgimine materiale, kurse per atë shpirterore as qëe bëhej fjalë etj. Kjo ishte situata në vijat me të trasha përsa i përket një lloj kronologjie të dokumentave ligjore të aprovuara në fushën e trashëgimisë kulturore, deri sa vijmë në këtë botim, të parin e këtij lloji në gjithë literaturen e akteve ligjore dhe nenligjore, si dhe të dokumentave të tjera mbi trashëgiminë kulturore shqiptare të cilët janë aprovuar dhe po aprovohen pas ndryshimit cilesor që i bëri situatës ligjore në fushën e trashëgimise kulturore ligji nr. 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”. Me këtë ligj i është hapur rrugë një klime të re, tërësisht favorizuese përsa i përket ruajtjes, mbrojtjes, popullarizimit dhe katalogimit informatik të trashëgimisë kulturore shqiptare. Legjislacioni që kemi në përdorim, por dhe situata në terren, në fushën e trashëgimisë kulturore është mjaft inkurajuese. Ndyshimet cilesore që po ndodhin në gjithë realitetin që përfshin togfjalëshi trashëgimi kulturore, kanë sjellë si një vizion tjetër për të, më shumë fonde buxhetore, më shumë bashkëpunime nder institucionale dhe ndër shtetërore për trashëgimine, por dhe me së shumti një riorganizim të skemes së institucioneve qëndrore, kombëtare dhe rajonale të cilët janë ne shërbim të trashëgimisë si shprehje e kujdesit të drejtpërdrejtë shtetëror për të, dhe jo vetëm shtetëror. Amendimet e këtij ligji u benë në vitin 2006, përmes Ligjit Nr. 9592, dt. 27.07.2006 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”.
"Maratona e këngës popullore":Festivali i parë në shek. XXI, kushtuar këngës popullore qytetare mbarëshqiptare në mediat elektronike. Enc. Në këtë festival, i cili u organizua “live” nga Tv KLAN, ç'do të hënë në muajt Nëndor 2000 - Mars 2001, me mbështetjen e M.K.R.S dhe Bashkisë së Tiranës, konkuruan 75 këngëtarë të cilët përfaqësuan këngën popullore qytetare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Këngëtarët pjesëmarrës sipas renditjes në konkurrim ishin: Grupi “Përmbi Tepelenë”, LAZARELA, Selami Kolonja, Migena Piperi, Vaskë & Dhimitër Curri, Fatmira Likmeta, grupi “As e vogël as e madhe”, Englantina Toska, Kleopatra Dokle, Valbona Halili, Klara Bakiu, Dionis Delia, Petrit Lulo, Zina Zdrava, Miranda Janji, Arben Delaj, Mimoza Paraveli, Pajtim Struga, Valbona Jaçe, Alma Velaj, Adnan Bala, Ana Goce, Nada Gjyriqi, Reshit Boka, Babeta Shahini, Artiola Toska, Valbona Mema, Luljeta Haxhi, Vera Laçi, Sinan Hoxha, Liljana Kondakçi, Loreta Kaçka, Bujar Çiçi, Bujar Qamili, Hysni Zela, Lulka Merkuli & grupi “Merimanga”, Greta Zani, grupi “ALI PASHE TEPELENA”, motrat LIBOHOVA, Iris Bega, Shpresa Selimi, Eli Belaj, Gëzim Salaj, Petrit Berisha, Merita Demirlika, Ledia Halili, Lekë Pecnikaj, Aurela Gaçe, Elda Shabani, Vida Kunora, Reshit Gjini, Gjyste Vulaj, Mukades Çanga, Irma Zyberi, grupi i FIERIT, Violeta Deda, Amarda Arkaxhiu, Genciana Paparisto, Drita Makashi, Daniela Sulaj, Agim Saliu, Genc Hoxha, Leonora Lucaj, Plarent Bumja, Kujtim Shehu, Fatmira Breçani etj. Në përfundim të tij, juria e përbërë nga Akademik Tish Daija-kryetar, dhe antarë Prof. Dr. Zana Shuteriqi, Prof. As. Dr. Agron Xhagolli, Prof. Nora Çashku, Prof.as Shqipe Zani vlerësoi me çmim të parë këngëtarin Bujar Qamili, me çmim të dytë këngëtaren Aurela Gaçe dhe me çmim të tretë këngëtaren Valbona Mema. Për alternativën folk u vlerësuan me çmim special motrat Libohova; me çmimin e karierës “Luçie Miloti” u vlerësua këngëtarja Fatmira Breçani kurse çmimin e fondacionit muzikor “Dhora Leka” e fitoi grupi i këngës popullore qytetare fierake.
Rrjeti kombëtar i shoqatave dhe grupeve të iso-polifonisë:Organizëm në mbështetje të promovimit të iso-polifonisë. Enc. Në zbatim të Udhëzimit Nr. 1, dt. 09.12.2005 "Për ruajtjen dhe promovimin e Iso-Polifonisë popullore Shqiptare-kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit", pika 5, në qytetin e Përmetit u zhvillua aktiviteti për krijimin e këtij rrjeti. Në aktivitetin në fjalë morën pjesë autoritetet vendore dhe përfaqësues të shoqatave kulturore dhe artistike dhe të grupeve popullore të iso-polifonisë nga zona dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë së Jugut. Në takim u theksua ndër të tjera puna mjaft e madhe që shteti shqiptar dhe MTKRS kanë bërë për Iso-Polifoninë në përmbushje të detyrimeve që lindin pas antarësimit të iso polifonisë si "Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit", mbrojtur nga UNESCO. Në pëfundim të takimit të organizuar nga Seksioni Shqiptar i CIOFF-it, u nënshkrua deklarata që krijon këtë rrjet shoqatash dhe grupesh në mbështetje të kultivimit dhe mbrojtjes së Iso-Polifonisë si dhe u promovua numuri i parë gazetës "Iso-Polifonia". Takimit ju kushtua një vëmendje e madhe nga mediat televizive vendase dhe të huaja. RRKSHGIP, është bashkëorganizator i festivalit Folklorik Tipologjik të Iso Polifonisë që zhvillohet ç`do vit në qytetin e Vlorës. Drejtues i RRKSHGIP është z. Sejmen Gjokoli.
Seksioni shqiptar i CIOFF-it:Organizëm jo-qeveritar që përfaqëson artin tradicional shqiptar në strukturat botërore të organizimit të aktiviteteve folklorike. Enc. Inicialet CIOFF kuptojnë: qëndra e organizimit të festivaleve folklorike dhe artit tradicional. Si organizatë jo-qeveritare, CIOFF-i krijohet në Francë në vitin 1970 dhe aktualisht ka në rradhët e tij si antarë 70 vende, ndër to edhe seksioni shqiptar i CIOFF-it i krijuar më 25 Korrik 1994 me nismën e shoqërisë "Elena Gjika"-Përmet, të z. Niko Mihali dhe Vasil S. Toles. Ky seksion përfshin në radhët e tij shoqata kulturore, grupe artistike dhe personalitete të shquara që merren me traditat popullore shqiptare. Antarë të seksionit shqiptar, ndër të tjera janë shoqëria "Elena Gjika"-Përmet, “Lidhja kulturore Skënderbeu”-Krujë, Grupi iso polifonik “Bilbili”-Vlorë, ansambli “Kavaja” etj. Seksioni shqiptar i CIOFF-it është aprovuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve me Urdhërin nr. 171, dt. 29.07 1994. Çdo vit në qytetin e Përmetit organizohet festivali “Përmeti multikulturor-CIOFF” në bashkëpunim me MTKRS dhe me pushtetin vendor. Me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, në Dhjetor 2006, aprovohet Statuti i Festivalit Ndërkombëtar të Përmetit Multikulturor. Lit: “Vjetar kulturor 1994”, Tiranë, 1995 etj.
Shoqata "Demir Zyko"Shoqatë kulturoro-artistike folklorike e rrethit të Skraparit. Enc. Shoqata kulturoro-artistike folklorike "Demir Zyko" u krijua më 10 tetor 1997 në qytetin e Çorovodës. Me veprimtarinë e saj ajo ruan dhe zhvillon traditën e këngës polifonike të Skraparit dhe njëkohësisht përjeton emrin e këngëtarit më të shquar të kësaj tradite, Demir Zykos. Në këtë shoqatë marrin pjesë këngëtarët më të mirë të gjithë rrethit, grupi popullor IP i grave, i burrave, valltarë si dhe muziktarë popullorë IP me vegla. Kryetar i shoqatës dhe themelues i saj është muziktari Ylli Qafoku. Qendra e shoqatës është më qytetin e Çorovodës. Shiko Zyko Demir.
Shoqëritë dhe bandat muzikore në Shqipërinë e shek. XIX-XX:Formacione kulturore që kanë nxitur kultivimin e muzikës popullore shqiptare dhe atë IP. Enc: Në një vështrim të shpejtë mbi situatën muzikore të fillimit të shek. XX, gjëja e parë që do të të bëjë përshtypje, krahas Rilindjes së përgjithshme kombëtare, padyshim që është e lidhur me krijimin e shoqërive artistike dhe muzikore, si dhe përgjithësisht krijimin e ansambleve muzikore. Mund të themi se zinxhiri i këtyre organizmave emancipues në jetën e atëhershme shqiptare qerthulloi gati pothuajse gjithë Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe diasporën shqiptare në Rumani, Bullgari, Egjypt, Turqi, Amerikë etj. Kët o shoqëri dhe ansamble ishin bërthama që do të lindte më pas fenomenin e artit muzikor profesionist. Në një vështrim përmbledhtazi do të shohim se: Në Shkodër: kemi bandën e parë muzikore të krijuar në vitin 1878. Po në Shkodër, në shkurt të vitit 1918 themelohet shoqëria “Rozafat” si dhe në shkurt të vitit 1919 themelohet shoqëria “Vllaznia” e cila kishte edhe organin e saj letraro-muzikor, “Agimi”. Ndryshe nga “Vllaznia”, shoqëria “Rozafat” ishte kryesisht një shoqëri muzikore e cila kishte edhe orkestrën e saj frymore. Veprimtaria e saj zgjati për rreth 20 vjet. Shoqëria shpërndahet në vitin 1939 me vendim të autoriteteve fashiste. Në vitin 1919 krijohet në Shkodër shoqëria “Bogdani” e cila kishte edhe orkestrën frymore me të njëjtin emër. Kontribut bazë për ngritjen dhe drejtimin e kësaj orkestre dhanë muziktarët Frano Ndoja dhe Martin Gjoka. Kjo shoqëri, ashtu si shoqëria “Rozafat” e përmbyll veprimtarrinë e saj në vitin 1939. Në vitin 1932, me iniciativën e muziktarit dhe kompozitorit Dom Mikel Koliqit, organizohet në Shkodër kori i Katedrales së Shkodrës me emrin kuptimplotë “Scola Cantorum”, kor i cili kishte në repertorin e tij vepra prej muzikës korale të shek. XVI-fillimit të shek.XX. Me këtë kolektiv muziktarësh, Dom Mikel Koliqi vuri në skenë melodramat muzikore “Rozafa”-26 Prill 1936; “Rrethimi i Shkodrës”-25 Prill 1937, dhe “Ruba e Kuqe”-19 Dhjetor 1937 që të tre shfaqjet në sallën e Jezuitëve në Shkodër. Dom Ndre Zadeja (1891-1945 shkroi libretet e melodramave “Rozafat”, “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e kuqe”. Më tej, Dom Mikel Koliqi gjithashtu themeloi në vitin 1938 edhe revistën “Kumbona e së djelës” e cila u botua deri në vitin 1945. Në Korçë: në shtator të vitit 1908 themelohet “Banda e Lirisë” me nismën e shoqërisë “Dituria”. Me iniciativën e Thoma Nasit, në vitin 1922 themelohet shoqata e “Arteve të Bukura”. Në qershor të vitit 1928 formohet shoqëria “Lyra”, e cila në bazë të saj kishte dy formacione muzikore: korin dhe orkestrën. Në vitet 30` të shek. XX krijohen edhe shoqëritë “Rinia korcare”, dhe “Agroni”. Në Elbasan: më 2 Maj 1909, krijohet shoqëria “Afërdita” dhe orkestra e saj frymore me të njëjtin emër. Po në këtë vit themelohet shkolla normale, brenda së cilës gjallonin mjaft formacione muzikore amatore. Më 1913, po në Elbasan krijohet shoqëria muzikore teatrore “Lahuta”. Në Gjirokastër: pas shumë përpjekjesh, në vitin 1930 u mundësua krijimi i një orkestre frymore. Në Durrës: në vitin 1918 së bashku me shoqërinë “Vllazëria” krijohet edhe orkestra frymore me të njëjtin emër. Në Gjakovë, Kosovë: në vitet 20` të shek. XX, formohet gjithashtu një orkestër frymore, krahas orkestrës frymore “Bashkimi”, të shqiptarëve të Shkupit. Në këto vite kemi të dokumentuar nga studio fotografike Marubi edhe aktivitetin e disa bandave muzikore të huaja në Shqipëri, siç është rasti i bandës ushtarake turke 1890-1912; bandës austriake-1913 si dhe tre bandat ndërkombëtare 1913-1917.

Lit: Tole Vasil S. “Cluster”, Tiranë 2004.

Sh.K.A.- Maqedoni:Shoqëri kulturore artistike. Enc. SH.K.A. janë organizime artistike të shqiptarëve në Maqedoni për të rruajtur, nxitur dhe popullarizuar folklorin muzikor të ç'do treve, atë iso polifonik, si dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në përgjithësi. Ndër SHKA-Maqedoni evidentojmë: “Xheladin Zeqiri”-Tetovë, “Shpresa”-Veleshtë, “Emin Duraku”-Shkup, “Ibe Palikuqi”-Shkup, “Drita”-Livadhi, “Huzri Tahiri”, Sellc, Tetovë etj. Ndër aktivitetet folklorike të këtyre shoqërive përmendim: “Sharri këndon”-Tetovë, Festivali i SHKA-ve-Strugë, etj.
SH.Q.K.PShtëpia Qëndrore e Krijimtarisë Popullore. Institucion shtetëror i specializuar në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore me qëndër në Tiranë. Me këtë emër, kreu veprimtarinë e saj gjatë viteve 1960-1994. Sot QKVF. Enc. Një ndër fushat e veprimtarisë së SHQKP ishte botimi i krijimtarisë popullore dhe i krijimtarisë popullore të përpunuar. Pranë SHQKP funksiononin edhe kurse të ndryshme trainimi në fushën e vokalit dhe veglave të ndryshme muzikore. Një pjesë të konsiderueshme të botimeve, SHQKP i kreu në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Popullore në Tiranë. Ndër organet periodikë të botuara prej SHQKP përmendim: “Kënga jonë”, “Folklor koreografik” etj. Një zë i veprimtarisë ishte edhe botimi i partiturave muzikore të krijimtarisë muzikore shqiptare. Me urdhërin nr. 124, dt. 06.06.1994 të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, SH.Q.K.P ndryshon emërtimin dhe tani e tutje ky institucion quhet Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike-QKVF. Ndër aktivitetet e organizuara përmendim: “Festivalin Folklorik Kombëtar Tipologjik të Sazeve”, “Festivalin Folklorik Kombëtar Tipologjik të këngës popullore qytetare”, “Festivalin Folklorik Tipologjik të Rapsodëve”, “Festivalin Folklorik Kombëtar”, në Berat, 1995, dhe në Gjirokastër në vitin 2000 dhe 2004 etj. Veprimtaria institucionale e QKVF mbështetet ne ligjin 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar, në konventën e Uneskos “Për trashëgiminë shpirtërore”, në vendimet e KKTKSH, në Statutin e QKVF si dhe në Statutet e FFK të Gjirokastrës dhe në Statutin e Festivaleve Folklorike Tipologjike Kombëtare.

Lit: “Vjetar kulturor 1994”, Tiranë, 1995; “Trashëgimia shpirtërore-akte ligjore dhe nënligjore”, MKRS, Tiranë, 2004 etj.

Trashëgimia shpirtërore:Kolana muzikore zyrtare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për trashëgiminë kulturore, në CD. Enc: Kolana e MKRS, “Trashëgimia shpirtërore”, është e para syresh e cila i afrohet publikut shqiptar në këtë formë. Me anë të saj, MKRS synon drejtpërsëdrejti të popullarizojë vlerat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, të cilat tashmë për rendësinë dhe origjinalitetin e tyre njihen si të tilla në mbarë botën. Për këtë arsye, kjo kolanë e zgjedhur përfshin perlat e muzikës sonë popullore. Paraqitja e këtyre vlerave në formë dixhitale siguron për këto vlera një qarkullim ndërkombëtar, e njëkohësisht e integron këtë kulturë me natyrshëm ne mozaikun botëror të trashëgimisë kulturore. Cd. Nr. 1 përmban “Muzikë popullore me vegla”; kurse CD. Nr. 2, 3 përkatësisht i kushtohet IPL dhe IPT.
Transkriptimet e muzikës popullore:Pjesë e etnomuzikologjisë shqiptare. Enc. Botimet e muzikës popullore shqiptare me transkiptime janë një praktikë e vonë e cila i përket kryesisht gjysmës së dytë të shek. XX. Në vitin 1940 kemi librin e parë më transkiptime këngësh të titulluar “Lyra shqiptare”, i përgatitur nga muziktari Pjetër Dungu dhe i botuar në Novara-Itali. Më poshtë po renditim këto tituj kryesorë me transkiptime të muzikës sonë popullore, ndër to edhe ato me muzikë iso polifonike. -”Këngë dhe valle popullore”, me 90 transkiptime, Tiranë, 1952; “Këngë popullore shqiptare të Kosovës dhe Metohisë”, Prishtinë, 1953; “Këngë popullore dashurie”, me 81 transkiptime, Tiranë, 1965; “250 këngë popullore dasme”, Tiranë, 1966; “Melodi e valle popullore instrumentale”, Tiranë, 1969; “Këngë nga folklori i ri”, me 205 transkiptime muzikore, Tiranë, 1974; “Truall me këngë”, me 13 transkiptime muzikore, Tiranë, 1983; “Rapsodi kreshnike”, me 39 transkiptime muzikore, Tiranë 1983; “Këngë popullore polifonike”, Tiranë,1984; “Këngë polifonike labe”, me 208 transkiptime muzikore, Tiranë, 1986; “Muzikë popullore instrumentale”, me 93 transkiptime, Tiranë, 1990; “Margaritarët e këngëve të vjetra popullore”, Prishtinë, 1995 (me 105 transkiptime muzikore të këngëve popullore qytetare shkodrane, elbasanase, korçare, dibrane, gjakovare, të prizrenit); “250 këngë qytetare shkodrane”, Shkodër, 2000 etj. Gjithashtu transkriptimet me muzikë popullore i gjejmë të ndërfutura edhe në botimet shkencore të etnomuzikologjisë sonë si pjesë ilustruese e lëndës teorike. Këtu përmendim një shumicë transkiptimesh që gjenden në monografitë: R. Sokoli, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranë, 1965; R.Sokoli, P.Miso, “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, Tiranë, 1991; B. Kruta, “Polifonia dy zërëshe e Shqipërisë Jugore”, Tiranë, 1991; S.Shituni, “Polifonia labe”, Tiranë, 1991 etj. Një ndihmë të madhe në transkiptimetmuzikore popullore kanë dhënë edhe muziktarët Mexhit Daiu, Eftim Dheri, Ramadan Sokoli, Çesk Zadeja, Lorenc Antoni, Baki Kongoli, Gjon Simoni, Bahtir Sheholli, Spiro Shituni, Beniamin Kruta, Rexhep Munishi, Josif Minga, Piro Miso, Ferial Daja etj.
Lit: Koça, Vangjel “Folklori dhe shteti”, gazeta “Besa”, 23-25 shtator 1931; Dungu, Pjetër “Muzika popullore asht për mue burim frymëzimi”, tek “Kultura popullore”, 1/1959 etj.
Udhëheqës i vogël për mbledhjen e Thesarit Folkloristik:Botim kushtuar procedurave dhe standarteve të mbledhjes së folklorit nga folkloristi i shquar shqiptar i shek. XX, Stavro Th. Frashëri (1900-1965). Enc: Botimi i “Udhëheqësit të vogël për mbledhjen e Thesarit Folkloristik”, u mundësua në tre numura rradhazi të gazetës “Tomorri”, më 18, 19, dhe 21 Korrik të vitit 1942. Një vend të veçantë në këtë botim zë edhe shprehja e kujdesit që duhet treguar për mbledhjen e muzikës popullore shqiptare. Në ndarjen XXVI-Muzika dhe vegla muzikore autori shkruan ndër të tjera: Studimit të muzikës popullore, për fat të keq, nuk i është dhënë rëndësi aspak në vendin tone. Dhe kjo nofta rjeth nga mendësija e gabuar të disa të rinjëve që kanë studjuar muzikën europiane, dhe të cilët pandejnë se kjo nuk vlen të studiohet me qenë se është orientale. Shpresoj se do të na dale nonjë eksponent tjetër i ri i cili jo vetëm të përgënjeshtrojë këto thënie falco por edhe të lartësoje muzikën t`onë të bukur n`atë shkallën e merituar. Sikundër që kostumet ashtu edhe muzika popullore ka një ndryshim të math prej një vendi në tjetrin dhe natyrisht terminologjia përkatëse ka për të qëne interesant. Shkodranët xheç kane bërë mi studimin e muzikës popullore të Shkodrës dhe Toskët do të bënin shumë mire sikur të bënin një gjë të njësojshme për muzikën e tyre e cila, në shumë raste, është plot hir dhe bukuri. Përsa u përket veglavet muzikore është nevoja që, bashkë me emër edhe shpjegimet, të jepet edhe një vizatim. Ky botim gërshetonte përvojën më të mirë të krijuar nga vetë autori në mbledhjen e folklorit, me atë të studiuesve të huaj në këtë fushë. Pas çlirimit të vendit, në vitin 1968 dhe 1975, botohet “Udhëzues për kërkime folklorike”, nga ana e Institutit të Folklorit. Shiko dhe zërin Frashëri Stavro Thoma.

Lit: Hidri Sali, “Hulumtuesi i bukurisë shqiptare”, Tiranë, 2005, fq. 191-207.

Udhëzimi "Për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e iso-polifonisë shqiptare":Udhëzim i Ministrit të Kulturës, Nr. 1, dt. 09.12.2005 "Për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e iso polifonisë shqiptare". Enc. Ky udhëzim u hartua menjëherë pas shpalljes së IP popullore shqiptare si "Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit mbrojtur nga UNESCO", më dt. 25 nëndor, 2005. Udhëzimi i drejtohet Qëndrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, Qarqeve të Vlorës, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Fierit dhe Beratit, 17 bashkive në zonat iso-polifonike dhe 17 Qendrave Kulturore pranë këtyre bashkive si dhe Seksionit shqiptar të CIOFF-it, me qendër në Përmet. Në tekstin e Udhëzimit shkruhet se: Për ruajtjen, studimin, promovimin dhe popullarizimin 4.Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të mbështetë aktivitetet vendore kushtuar iso-polifonisë, si aktivitete të përvitëshme.mbarëkombëtar të iso-polifonisë si vlerë e pamohueshme e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, që tashmë është pjesë e “Kryeveprave të trashëgimisë orale të njerëzimit”, të mbrojtur nga UNESCO, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për ngritjen në një nivel më të lartë shkencor dhe artistik të punës në drejtim të njohjes e promovimit të iso-polifonisë, udhëzon dhe propozon marrjen e këtyre masave: 1.Pranë Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të ngrihet Bordi Këshillimor i Trashëgimisë Shpirtërore Shqiptare, për promovimin dhe menaxhimin e kësaj pasurisë shpirtërore të popullit shqiptar. 2.Pranë pushtetit vendor në nivel qarku, bashkie dhe komune të krijohen struktura që do të angazhohen për të ridimensionuar iso-polifoninë si një vlerë të trashëgimisë shpirtërore botërore, duke caktuar pranë këtyre institucioneve, brenda strukturave ekzistuese, të një specialisti përgjegjës, i cili do të merret me organizimin e veprimtarive dhe propagandimin e këtyre dukurive. 3.Qarku dhe Bashkia e qytetit të Vlorës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike të organizojnë çdo vit në datat 25-28 nëntor, Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë, në qytetin e Vlorës. Kjo veprimtari e rëndësishme kombëtare të realizohet enkas për ruajtjen, propagandimin dhe kultivimin e traditës mizikore të iso-polifonisë, dhe të organizohet si një veprimtari multikulturore, ku të përfshihen edhe ekspozita e botimeve kushtuar iso-polifonisë, e CD-ve, videove, etj. me këngë polifonike, tryezave shkencore, etj.5.Për mirëorganizimin e punëve që lidhen me iso-polifoninë dhe koordinimin e tyre me pushtetin qëndror, vendor dhe institucionet e specializuara shkencore, të krijohet “Rrjeti kombëtar i OJQ-ve të iso-polifonisë”, në bashkëpunim me Seksionin Shqiptar të CIOFF-it.6.Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, përveç organizimit të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë, që zhvillohet çdo vit në qytetin e Vlorës, të parashikojë në buxhetin e saj edhe botime të veçanta për iso-polifoninë dhe dhënien e çmimeve për CD dhe librin më të mirë kushtuar asaj.7.Qendrat Kulturore në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan të angazhohen për veprimtari lokale, ekspozuese në muzetë lokale, shkencore, botuese dhe artistike, kushtuar iso-polifonisë si një vlerë e trashëgimisë shpirtërore botërore.
Unesco, rekomandimet për mbrojtjen e traditës kulturore dhe folklorit:Enc: Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, e mbledhur në Paris më 17 tetor deri më 16 nëntor 1989, ne Sesionin e saj të 25,Duke gjykuar se folklori përbën pjesë të trashëgimisë universale të njerëzimit dhe se ai është një mjet i fuqishëm për bashkimin e popujve të ndryshëm dhe grupeve të ndryshme shoqërore dhe duke mbrojtur identitetin e tyre kulturor, Duke vënë re rëndësinë e tij shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike, rolin e tij në historinë e një populli, dhe vendin e tij në kulturën bashkëkohore, Duke nënvizuar natyrën specifike dhe rëndësinë e folklorit si një pjesë përbërëse të trashëgimisë kulturore dhe kulturës së gjallë,Duke njohur brishtësinë e tejskajshme të formave tradicionale të folklorit, veçanërisht të atyre aspekteve që lidhen me traditën gojore dhe rrezikun që ato mund të humbasin, Duke nënvizuar natyrën specifike dhe rëndësinë e folklorit si një pjesë përbërëse të trashëgimisë kulturore dhe kulturës së gjallë,Duke theksuar nevojën e njohjes nga të gjitha vendet të rolit të folklorit dhe rrezikun që ai ndesh nga faktorë të shumëfishtë,Duke gjykuar që Qeveritë duhet të luajnë rol vendimtar në ruajtjen e folklorit dhe se ata duhet të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur,Duke qenë se në Sesionin e saj të 24 vendosi që ruajtja e folklorit duhet të jetë subjekt i një rekomandimi për Shtetet Anëtare në mbështetje të Nenit IV, paragrafi 4 të Kushtetutës, miraton Rekomandimet e mëposhtme , sot më 15 Nëntor 1989.Konferenca e Përgjithshme rekomandon që Shtetet Anëtare duhen të aplikojnë dispozitat e mëposhtme në lidhje me ruajtjen e folklorit duke ndërmarrë masa të ndryshme legjislative ose hapa të tjerë, në përputhje me praktikat kushtetuese të secilit vend në mënyrë që t'u japin ndikimin e duhur, brenda territorit të tyre, parimeve dhe masave të përcaktuara në këtë Rekomandim. Konferenca e Përgjithshme rekomandon që Shtetet Anëtare t'ua bëjnë për vëmendje këtë rekomandim autoriteteve, departamenteve apo organizmave përgjegjës për çështjet që lidhen me ruajtjen e folklorit., dhe të nxisin kontaktet e tyre me organizatat përkatëse ndërkombëtare që merren me ruajtjen e folklorit. Konferenca e Përgjithshme rekomandon që Shtetet Anëtare, në një kohë dhe mënyrë që do të përcaktohet, duhet të paraqesin në UNESCO raportin mbi veprimet e ndërmarra për të vënë në eficencë këto Rekomandime.
Spread the love
error: