Sazet e Jonuzit të Lamҫes ose sazet e Radio-Tiranës
Me këtë emër njihet formacioni i sazeve që luanin muzikë drejtpërsëdrejti në valët e Radio-Tiranës, rreth viteve 40-të e më pas. Meritë e tyre është se krahas repertorit më të mirë të muzikës iso polifonike të Shqipërisë së Jugut, interpretuan dhe regjistruan edhe muzikën popullore mbarëshqiptare, ndër to edhe muzikën popullore instrumentale të Tiranës, kryesisht melodi instrumentale dhe valle. Qysh në programet e para, menjëherë pas formimit të Radio-Tiranës, duke filluar nga viti 1939 e në vazhdim, do të paraqiteshin me këtë emër në rubrikën -“Sazet e Radio-Tiranës:Valle e Këngë Popullore”. Në vitet 40-të, në zërin “Muzikë Popullore nga Sazet e Radios”, “ç’do të Mart, të Enjte dhe të Shtun, ora 18.30”, ato do të luanin gjithmonë direkt për spektatorin e tyre të shumtë, një repertor të larmishëm nga gjithë hapësira etnomuzikore shqiptare. Në këto pesë vjet, pothuajse në çdo dy ditë rreth orës 18.30, “Sazet e Radios” ishin në “open air” për dëgjuesin shqiptar anë e mbanë vendit. Një pjesë e repertorit të Sazeve të kësaj periudhe u pasqyrua edhe në transkiptimet muzikore të Pjetër Dungut, të publikuara tek “Lyra Shqiptare” (këngë popullore qytetare) në vitin 1940, të vjela kryesisht nga regjistrimet e Radio-Tiranës dhe të mbledhura nën kujdesin e saj. Në korrik të vitit 1943, sazet e Radios që emërtoheshin edhe si “Orkestrina popullore toske” përbëheshin nga: Hysen Ibrahimi, Sabri Fehmiu, Sadik Azbi dhe Ali Myslimi. Krahas tyre u afruan edhe elementë të tjerë si këngëtari i shquar i “Shoqërise Demka Hajro-Korçë”, Çoban Arifi, llautari dhe këngëtari i shumë të njohurës këngë popullore “Do marr çiftenë do dal për gjah”-Selim Asllani. Kryesisht me origjinë nga Jugu i Shqipërisë, ata regjistruan në periudhën 1945-1955 një repertor të pasur si të muzikës me vegla dhe vokale të Tiranёs e tё gjithё Shqipërisё. Për periudhën e dytë (1944-1955) Sazet u bënë një element i përhershëm i strukturës së emisioneve kulturore. Ata dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Radios si grupi shkodran, orkestra e muzikës së kultivuar etj, konsideroheshin si faktorë tepër të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së emisoneve. Radios” ishin dhe mbeten një nga treguesit më domethënës të ruajtjes së tipareve kombëtare të saj. Mjeshtëria e lartë interpretuese e pjesëtarëve të saj (së bashku me atë të formacionit të muzikës qytetare shkodrane e atё tё Shqipёrisё së Mesme), ripohoi identitetin kulturor shqiptar edhe në kushtet e pushtimit fashist të vendit. Kështu “Sazet e “Sazet e Radios” ishin formacioni që lidhi traditën e madhe të muzikës me saze të para viteve ’40, me Sazet e gjysmës së dytë të shek.XX. Veprimtaria e tyre pranë Radio-Tiranës vazhdoi deri në fund të viteve 50-të. Formacioni i pëlqyer i tyre ishte 1 gërnetë, 1 violinë 2 llauta. Pas shpërbërjes, një pjesë e tyre formoi orkestrinën e këngës popullore të Tiranës-1951 dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore-1957.