No products in the cart.
Fusha e arteve pamore është shumë e gjerë. Në fakt përkufizohet kështu çdo formë artistike që ka si rezultat një objekt të dukshëm. Artet e tjera si Teatri, muzika apo opera, përbëjnë kategori të ndryshme nga ajo pamore, megjithëse me kufij jo gjithëmon te qartë; psh.: body art-i, arti interaktiv, apo kinemaja që mund të përfshijë forma të ndryshme artistike.
Edukimi nëpërmjet “Artit pamor” siguron zhvillimin e krijimtarisë dhe përvojave personale nëpërmjet zbulimit, kërkimit, eksperimentimit, trillimit, vizatimit dhe përdorimit të një sërë mjeteve dhe teknikave. Arti pamor, për vet natyrën e tij, i jep mundësi mësuesit të jetë shumë fleksibël, në trajtimin dhe edukimin e nxënësit, si një individ me nevoja specifike, duke kontribuar në këtë mënyrë në arritjen e një edukimi cilësor e gjithëpërfshirës.