Go to top
RRETH NESH

Akademia “ODEA” është organizatë jofitimprurëse, në formën e qendrës, e krijuar me Vendimin nr.1217, datë 15,12,2017 të gjykatës së Tiranës. Ajo ka për qëllim të mbështesë, përhapë dhe promovojë, brenda e jashtë vendit, artin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare (materiale dhe shpirtërore), në funksion të ruajtjes së tyre dhe të turizmit kulturor. Emërtimi i plotë i qendrës jofitimprurëse është “Akademia e Artit dhe Trashëgimisë “ODEA” shkurtimisht do të emërtohet “ODEA”, dhe në versionin anglisht “Art & Heritage Academy ODEA”.
“ODEA” do të shërbejë gjithashtu si qëndër edukimi, trajnimi dhe popullarizimi e këtyre vlerave. “ODEA” synon gjithashtu njohjen dhe përhapjen në Shqipëri të vlerave më të mira të artit, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore të popujve të tjerë.
Organet e ODEA-s janë Bordi i Drejtorëve, Kryetari i Bordit dhe Drejtori ekzekutiv, kompetencat e të cilëve janë në përputhje me nenet e statutit.
Burimet e financimit të Akademisë ODEA sigurohen nga kontributet e themeluesit, donacione e financime të tjera në referencë me nenin 14 të Statutit.
Selia e ODEA-s është në Tiranë dhe do të ushtrojë veprimtarinë e vet për një periudhë kohe të pacaktuar.

 

 

 

 

 

 

[ssba-buttons]

Spread the love
error: