Go to top
TRASHËGIMI

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore  dhe biodiversitetin).

Akti i qëllimshëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore për të ardhmen është i njohur si konservim (Ang:preservation).

Llojet e trashëgimisë

1. Kultura materiale

  • Muzeologjia
  • Shkenca arkivore
  • Konservimi (i trashëgimisë kulturore)
    • Konservimi artistik
    • Konservimi arkeologjik
    • Konservimi arkitektonik
    • Arkiva filmike
    • Konservimi i regjistrimeve fonografike
  • Konservimi digjital

2. Kultura shpirtërore

  • folklori
  • historia orale
  • ruajtja e gjuhës

3. Trashëgimia natyrore

Aspektet e ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë natyrore përfshijnë:

  • Konservimi i varieteteve të rralla
  • Bimët e rrala nacionale

https://sq.wikipedia.org/wiki/Trashëgimia_kulturore

Spread the love
error: