Go to top
KRYEVEPRAT JOMATERIALE
  • Isopolifonia popullore shqiptare
    Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtë-rore kombëtare shqiptare, shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit” nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike. http://isopoli1.w03.wh-2.com
  • Eposi i Kreshnikëve
    Është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare dhe është një cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë, ku në qendër ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues, vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë, Kalevalën, Nilinat ruse etj. Ai është kënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim: “Martesa e Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Vaji i Ajkunës”, “Martesa e Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo Harambashin”, “Orët e Bjeshkës” etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e eposit tonë me poemat homerike.
  • Dialektet gjuhësore
    Këtu hyjnë dialekti geg dhe ai tosk. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet.
  • Muzika popullore
    Muzika popullore qytetare homofonike e Shqipërisë së Mesme – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.
  • Ahengu qytetar shkodran
    Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në “perde”-shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në çdo perde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimi i shek të XVIII-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës. Ahengu bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës, deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ahengu shoqërohet nga formacioni i përbërë nga vegla popullore, si dhe ato të importuara.
  • Veglat muzikore
    Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, curlë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat, punonin njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtë i mjeshtërve të prodhimit të veglave u formua rreth fillimit të shek. XX.
  • Vallja e vajzave dropullite
    Është folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore të minoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri.

Shiko: https://sq.wikipedia.org/wiki/Kryevepra_të_trashëgimisë_kulturore_shpirtërore_shqiptare

 

Spread the love
error: