Lindi nё Tiranё nё njё familje tё varfёr punёtore. Punon qё fёmijё pёr tё nxjerrё bukёn e gojёs. Nё gusht tё vitit 1944 i bashkohet Luftёs Antifashiste Nacional-Clirimtare duke u rradhitur nё Brigadёn e I-rё sulmuese. Nё vitin 1945 e shohim si pjestar dhe aktor tё njё grupi teatral qё funksiononte pranё Brigadёs pёr Mbrojtjen e Popullit nё Tiranё. Nё vitin 1946 aktivizohet si korist nё grupin artistik tё Ushtrisё Popullore qё drejtohej nga Gaqo Avrazi dhe merr pjesё nё koncertin e parё tё kёtij formacioni. Eshtё koha kur ai paraqitet publikisht edhe si kёngёtar popullor solist dhe si krijues këngësh popullore të Tiranës, nё koncertet e shumta qё organizoheshin nё gjithё Shqipёrinё dhe jashtё saj. Nё vitet 1947-1952 e gjejmё si pjestar tё Filarmonisё Shqiptare, si solit dhe si aktor nё “Teatrin Popullor”, duke pasur parasysh se qё tё dy institucionet kishin njё drejtori tё pёrbashkёt. Nё vitin 1952 bёhet themelues i “Estradёs sё Tiranёs”, pas saj pёr dy vjet punon nё Kukёs. Nё vitet 1957-1958 kryen njё specializim nё teatrin “Balshoj” tё Moskёs dhe pas kthimit interpreton disa role nё dramat qё luheshin nё “teatrin Kombёtar”. Aktivizohet si shkrimtar i teksteve humoristike, tё cilat i botoheshin rregullisht nё revistёn “Hosteni”. Nё vitet 1969-1974 punon si punёtor nё njё nga ndёrrmarjet e Tiranёs. Nё vitin 1974 del nё pension por pa ndёrprerё pёr asnjё çast veprimtarinё artistike, kryesisht si kёngёtar popullor pranë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Nё vitin 1983 bёhet bashkёthemelues i “Ansamblit Tirana” qё u ngrit pranё Pallatit tё Kulturёs nё Tiranё. Bashkia e Tiranёs e ka vlerёsuar me titullin “Mirёnjohja e Tiranёs”, me vendim tё Kёshillit Bashkiak nr. 59, datё 21 prill 2000 me motivacion: “Pёr vlerat e larta qytetare dhe intelektuale tё vёna nё shёrbim tё qytetit tё Tiranёs, pёr tё cilat qytetarёt shprehin mirёnjohjen e tyre”.