Hafsa Zyberi (Tiranë 15.05. 1928 +05.09.1994) -“Artiste e Merituar”-1980.
Këngëtare e shquar e muzikës popullore të qytetit të Tiranës e gjysmës së dytë të shek XX-të. Babai i vdiq i ri dhe ishte nёna e saj ajo qё rriti 5 fёmijёt: motёr Hanken dhe Meremen, vёllezёrit Ramazanin dhe Mustafanё dhe vetё Hafsanё. Kjo ishte pёrbёrja e familjes sё madhe Zyberi e cila, pas disa vitesh mund tё krahasohej me njё ansambёl tё vёrtetё folklorik. E bekuar me njё zё tё mrekullueshёm, melodioz dhe tё butё, ajo brenda pak vitesh u shndёrrua nё njё ikonё tё interpretimit tё kёngёve popullore tё Tiranёs, aq sa nuk mund tё mendohej njё koncert me muzikё popullore tё Tiranёs, pa zёrin e Hafsa Zyberit. Eshtё çudi kur e mendon se si i’a doli Hafsaja, tё ngjitej nё kёto maja kur kujton se nё jetё ajo ishte njё punonjёse e thjeshtё e ambalazhimit nё ndёrmarrjen artistike “Migjeni” nё Tiranё. Pavarёsisht kёsaj, ajo pёrfaqёsoi denjёsisht muzikёn popullore tё Tiranёs kudo ku i krijohej mundёsia, nё dhjetra aktivitete vendore, nё Festivalet Folklorike Kombёtar tё Gjirokastrёs, nё aktivitete ndёrkombёtare etj. Sipas Fitnete Rexhës:…dasmat e Tiranës e mbajnë mend, ato shndërroheshin vërtet në manifestime harreje, festive, mrekullisht të veçanta. Ajo ka interpretuar me dhjetra kёngё popullore, ndёr to edhe krijimet e Muharrem Gurrёs, Xan Zyberit, Mustafa Bodinit, Isuf Myzyrit etj. Hafsaja nuku martua dhe as pati fёmijё. Duket se trashёgimia e saj janё kёngёt qё ajo interpretoi e pёr tё cilat ёshtё vlerёsuar me titullin e lartё tё “Artistes sё Merituar”.
Me kalimin e kohёs Hafsaja e rralloi kёndimin, por disa vite mё vonё, familja e madhe e kёngёs tiranase Zyberi i shtoi rradhёt e saj me interpretues tё tjerё po aq tё njohur. Ndёr ta fёmijёt e Ramazanit: kёngёtaret Fatma dhe Lindita Zyberi; fёmijёt e Mustafait: Irma Zyberi kёngёtare, Fatmir Zyberi instrumentist; si dhe fёmija e Mejremes: kёngёtaret Klotilda dhe Lindita Zyberi etj.
Disa filma dokumentarë janë realizuar për të dhe familjen Zyberi si dhe filmime audio dhe video të interpretimeve të këngëve të Tiranës prej saj.