Go to top
Database of Iso-Polyphony

“Polifonia me iso” (Albanian Folk Iso Polyphony”), shpallur si “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit”, UNESCO-2005, pranuar në “Listën përfaqësuese të dukurive të trashëgimisë jo materiale”, UNESCO-2008 është dukuria e trashëgimisë kulturore shqiptare më e njohur në nivel ndërkombëtar. (Albanian folk iso-polyphony – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO)

“Polifonia me iso” gjendet në Shqipërinë e Jugut dhe ka dy ndarje kryesore gjeografike: polifoninë labe dhe polifoninë toske, duke mbajtur parasysh faktin që toskët banojnë në zonën ndërmjet lumenjve Shkumbin dhe Vjosë, e në jug të Vjosës janë Labët. Polifonia me iso ka si veçori kryesore kombinimin e dy deri tre zërave solistikë, me zërin e ISOS që është i ngjashëm me një pedal që këndohet nga kori i këngëtarëve. Këndimi iso-polifonik si një masë njerëzish marrin pjesë artin e shfaqjes dhe vetë struktura e këndimit me shumë zëra, para se jetë thjesht muzikore është një pasqyrim i organizimit shoqëror jetës njerëzore dhe sigurisht i pluralizmit menduarit . këtë model demokratik sjelljes, askush nuk duhet pretendojë hierarki njërit funksion ndaj tjetrit ose pretendojë se mund ketë një realitet tjetër pa unitetin e te gjithë faktorëve.

Konventa e UNESCO-s “Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo materiale”, neni 12 i saj thekson se për të idendifikuar trashëgiminë kulturore me qëllim ruajtjen e saj, shtetet palë të konventës inkurajohen që të kenë një ose më shumë database kushtuar trashëgimisë jo materiale në territoret e tyre të cilët janë objekt përditësimi të vazhdueshëm. Text of the Convention for the Safeguarding of the Intangible Cultural Heritage – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO

Database i parë i “Albanian Folk Iso-Polyphony” fillimisht u ideua dhe u realizua si projekt në vitin 2010 (publikuar në linkun Arkivi i Isopolifonise Shqiptare (wh-2.com)) me qëllim pasqyrimin në të, të gjithë larmisë së kësaj dukurie me mbështetjen e UNESCO-s. Database synonte në veçanti individët dhe grupet që e bartin dhe transmetojnë atë, muzikën dhe muziktarët e sazeve, veglat muzikore karakteristike dhe gjinitë e shumta të saj, aktivitetet e muzikës polifonike, legjislacionin si dhe fjalësin e shumtë dhe trashëgiminë kulturore që lidhet me këtë dukuri (Inventory of Albanian folk iso-polyphony – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO). Ky database vjen i riformatuar në ketë faqe dhe i përshtatur në skedarë sipas kategorive si më poshtë

Iso-polifonia zanore

IP zanore përfshin zërat që kanë të bëjnë me ndarjen sipas zonave dhe atë tipologjike të shumëzërëshit me iso "a capella", llojet e shumëzërëshit dhe emërtimin e zërave në përbërje të shumëzërëshit, grupe dhe bartës të njohur, shpërndarjen gjeografike të këndimit me iso si dhe fjalësin që lidhet me fjalorin e polifonisë me iso etj. 

Shiko Database IP zanore

Iso-polifonia me vegla tradicionale

IP me vegla tradicionale përmban spjegimet për llojet e veglave sipas parimit të nxjerrjes se tingullit, ndërtimin e veglave tradicionale dhe vendin e përdorimit të tyre, ansamblet e tyre, mjeshtrat e interpretimit në keto vegla, si dhe të tjera fjalë që lidhen me veglat tradicionale dhe muzikën që ato prodhojnë.  Shiko Database IP me vegla tradicionale

Iso-polifonia me saze

IP me saze përfshin fjalësin e muzikes popullore me vegla, veglat në përbërje të sazeve dhe përshkrimin e tyre, mjeshtrat e muzikës me saze, gjinite muzikore karakteristike, regjistrimet muzikore si dhe qytetet kryesore të muzikës me saze.

Shiko Database IP me saze

Iso-polifonia me valle

IP me valle përmban zërat që trajtojnë përdorimit të shumëzërëshit me iso në valle, organizimin strukturor të valleve, vallet e kënduara dhe ato instrumentale, si dhe analizimin e disa valleve më të njohura etj.

Shiko Database IP me valle

Studiuesit dhe Arkeomuzika

Kjo kategori përfshin dy ndarje të rëndësishme që kanë të bëjnë me arkeomuziken ose gjurmët e përdorimit të muzikës në antikitet, objektet kryesore arkeologjike që lidhen me muzikën dhe vendndodhjen e tyre, rolin e muzikës ne shoqërinë antike si dhe zërat qe lidhen me studiuesit kryesore të muzikës polifonike me iso etj. 

Shiko Studiues & Arkeomuzika 

Organizimi institucional i IP

Kjo kategori përfshin legjislacionin e fushës së trashëgimisë kulturore, posacërisht të trashëgimisë jomateriale, atë kombëtare dhe ndërkombetare, aktivitetet dhe veprimtaritë kryesore në funksion të ruajtjes së polifonisë me iso si dhe përshkrimin e disa institucioneve kryesore që mbulojnë organizimin e veprimtarive muzikore etj.

Shiko Organizimi insititucional

Spread the love
error: