Go to top
MUZIKA

Nuk kemi pse të përpiqemi t’i bindim njerëzit se edukata muzikore është një mjet shumë i rëndësishëm në të ngriturit e aftësive të nxënësve dhe të bërit e tyre më të zgjuar,sepse kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta positive që ka edukimi muzikor.

Do të doja shumë që njerëzit të pushonin ta shikonin muzikën në mënyrën se ajo i bënë njerëzit më të zgjuar. Sot muzika po shikohet si një shpenzim i tepërt parash nëpër shkolla. Dhe, shumë e vështirë të gjesh njerëz të cilët vërtetë e kuptojnë ndikimin esencial që ka në zhvillimin muzikor të fëmijëve, sa për të thënë: “Unë jam me ty bashkë në këtë përpjekje, dhe do të ndihmoj që t’ia dalim”.

Thjeshtë askush nuk e bënë. Ka shumë arsye pse muzika duhet të jetë e përfshirë në kurrikulat arsimore. Këtu po përmendim vetëm disa:

Muzika është universale. Kudo që shkoni ju dëgjoni muzikë. Gjithmonë. Ne jemi të rrethuar me të, të zhytur brenda saj. Si është e mundur që ne mos të duam të dijmë diçka më tepër për një gjë që është kaq shumë e pranishme në jetën tonë. A do të donit të jetonit në një botë pa muzikë? Me siguri se jo! Atëherë përse do të donit që muzika të hiqet prej shkollave ku mësojnë fëmijët tuaj?

Të dëgjosh muzikë, ka të bëjë me thellësinë njerëzore. Ajo na shtyen t’i njohim dhe t’i prekim ndjenjat tona më të komplikuara. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi ne, çfarë dëshirojmë dhe si ta gjejmë veten tonë në botë? Dhe meqenëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera muzikore, ne kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i shkon pesonalitetit tonë dhe disponimit. Muzika na e mundëson që ta prekim zemrën tonë përmes gishtave.

Por, muzika është shumë më shumë se kaq. Ne mund t’i shprehim sekretet tona përmes saj. Muzika është kaq e natyrshme sa të folurit me njëri-tjetrin, të prekurit, dhe të afruarit me njëri – tjetrin. Pse mos t’ua japim nxënësve një mundësi që ata të njohin njëri – tjetrin në këtë mënyrë.

Muzika është magjike, ajo mund të përcjellë përmes tingujve fjalët që unë s’do të mund t’i thoja kurrë. I shtyen njerëzit të lëvizin, ta prekin trurin përmes tingujve, të mbërrijnë në zemrat e të tjerëve, dhe kjo thjeshtë është magjike.

Muzika na lidhë me njerëzit e tjerë, dhe është e papërshkrueshme mënyra se si afrohesh me ata që si ke njohur kurrë më parë. Ju thjeshtë jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, më e madhe se shuma e pjesëve tjera. Nxënësit mund të mësojnë të ndihmojnë njëri – tjetrin përmes muzikës dhe të bëhen bashkë për çështje të caktuara, në mënyrë shumë ‘cool’.

Në sporte ka vetëm një fitues, në muzikë fitues janë të gjithë. Në muzikë ju mund ta kërkoni përsosmërinë dhe mrekullinë e tingujve, pa patur frikë se do të turpëroheni. Çdo kush mund të jetë i mrekullueshëm.

Shikoni bendet e ndryshme muzikore, në komunitetin tuaj, koret e ndryshme që nga kishat e tutje, teatrin e të tjera, dhe të gjitha këto janë rezultat i programeve të edukimit muzikor në shkollat tuaja.

Programet tuaja muzikore mund të jenë një krenari e madhe e shkollave dhe komuniteteve tuaja.

Muzika është fantastike, Është njerëzore. Është universale. Dhe, më saktë, është edhe biznes i madh, sepse çdo kush dëgjon muzikë. Ajo e ka një vlerë të thellë e të fuqishme njerëzore.

Pra, kur programi ynë muzikor rrezikohet nëpër shkolla, nuk kemi nevojë ta mbrojmë se është e mirë për të tjera gjëra më sipërfaqësore, ky është ndikimi esencial që ajo ka në nxënësit e studentët, dhe jo domosdoshmërisht duhet të argumentohen llojet e ndikimeve apo efekteve tjera; si rritja e inteligjencës etj..

Emersoni ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”. Një shkollë pa muzikë, ka më pak vlera njerëzore, është më pak e vlefshme, dhe e përgjysmuar.

*Petter Greene (https://www.huffingtonpost.com/peter-greene/stop-defending-music-education-_b_7564550.html)

Spread the love
error: