Go to top
Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku lindi në qytetin e Kavajës më 1 shtator 1966. Këngëtare e shquar e muzikës shqiptare. Që fëmijë ka kënduar në festivalet dhe më pas u aktivizua me grupin e valleve të Fabrikës së Qelqit në Kavajë, njëkohësisht nisi të këndojë këngën popullore të qytetit. Në vitet 1980 ka pasur kulmin e karrierës së saj si interpretuese, e filluar me pjesëmarrje në festivalet e pionierit, koncertet e pranverës dhe në “Festivalet e këngës në RTSH”, ku është shpallur edhe fituese e vendeve të para me interpretimet e saj, në vitet 1985 dhe 1988. Ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët më të shquar shqiptarë. Në fund të viteve organizoi një koncert me muzikës popullore, me shoqërimin e orkestrinës popullore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, nën drejtimin artistik të kompozitorit të shquar Cesk Zadeja (1927-1997). Pas viteve 1990 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“KNO MI QYQE”, kendon Parashqevi Simaku. – YouTube

Spread the love
error: