Go to top
Dull Dërhemi

Dull Dërhemi

Abdullah (Dull) Dërhemi (Tiranë, 22 prill 1898- Voskopojë, 13 korrik 1969) është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore të qytetit të Tiranës së gjysmës së parë të shek. XX-të. Lindi në Tiranë në dhjetvjeçarin e fundit të shek. XIX-të në familjen e njohur të Dërhemëve. Ka të dhëna se fisi Dërhemi ka ardhur në Tiranë nga kalaja e Ndroqit në mesin e shek. XIX-të. Pjesëtarët e saj janë të njohur për vlerat dhe qytetarinë e tyre. Nga rradhët e kësaj familjeje ka dalë Ali efendi Derhemi (1850 – 1938), ish kryetar i bashkisë së Tiranës në vitet 1923-1924. Abdullah Dërhemi ran ë kontakt me këngën popullore të Tiranës në dasmat dhe gëzimet familjare të fisit të tij dhe ato të Tiranës në përgjithësi. Sipas familjarëve të tij, ai këndonte kryesisht në festat familjara ose për shoqërinë e ngushtë të tij. Ishte mik me Bet Shyrben, këngëtarin tjetër të njohur të Tiranës si dhe me usta Isuf Myzyrin i cili ishte pjesë e shoqërisë së tyre me veglën e violinës. Për vlerat që kishte, në vitet 1940 regjistron disa këngë popullore tiranase në disqe, prej të cilave rruhen 4 ose 5 prej tyre. Pas çlirimit angazhohet në grupet popullore të Tiranës në aktivitetet kryesore vendore dhe qendrore si në Festivalet Folklorike Kombëtare që u organizuan në Tiranë në vitet 1946, 1947, 1949, 1950 dhe 1952.

Traditën e tij në këngën popullore të Tiranës e vazhdoi e bija këngëtarja Hajrie Dërhemi dhe i biri Shyqyri Dërhemi. Dull Dërhemi vdiq në Voskopojë nga një infarkt, aty ku kishte shkuar me pushime më 13 korrik 1969. Trashëgimia e tij muzikore është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shpirtërore të Tiranës.

“LUM E LUM SI JA MRRINA”, kendon Dull Derhemi – YouTube

Spread the love
error: