Go to top
MISIONI

ODEA

ODEA, misioni dhe qëllimi

Akademia e Artit dhe Trashëgimisë “ODEA” është krijuar me nismën e themeluesit, kompozitorit Vasil S. Tole, mbështetur ligjit “Për organizatat jofitimprurëse”, nr. 8788, datë 07/05/2001 dhe është regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës me vendimin nr. 1217 datë 12 dhjetor 2017. Akademia “ODEA” ka për qëllim të mbështesë, përhapë dhe promovojë, brenda e jashtë vendit, artin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare (materiale dhe shpirtërore), në funksion të ruajtjes së tyre dhe të turizmit kulturor. “ODEA” do të shërbejë gjithashtu si qendër edukimi, trajnimi dhe popullarizimi e këtyre vlerave. “ODEA” synon gjithashtu njohjen dhe përhapjen në Shqipëri të vlerave më të mira të artit, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore të popujve të tjerë.

Në përmbushje të qëllimit, ODEA kryen aktivitete që:

  •  Nxisin krijimin artistik individual dhe studimin shkencor në fushë të artit dhe trashëgimisë kulturore.
  • Ruajnë dhe promovojnë vlerat e krijimtarisë artistike, posaçërisht në fushën e muzikës, të muzikës popullore shqiptare, të etnografisë nëpërmjet regjistrimeve audio dhe video, botimeve të ndryshme dhe publikimeve on line.

  • Mbështesin organizimin e koncerteve promovuese dhe ekspozitave në një publik sa më të gjerë, në kuadër të turizmit kulturor.

  • Digjitalizojnë dhe kartelizojnë fondet arkivore dhe bazën e të dhënave.

  • Edukojnë fëmijët dhe të rinjtë përmes vlerave të artit dhe trashëgimisë kulturore.

ODEA, the goal and the objekt

 The Academy "ODEA" aims to support, disseminate and promote Albanian and international cultural and artistic heritage, both in Albania and abroad, in order to preserve that and to promote cultural tourism. The "ODEA" will also serve as a center for education, training and popularization of these values. The "ODEA" also aims at recognizing and spreading, in Albania, the best values of art, cultural diversity and cultural heritage of other peoples. In pursuit of its goal, the ODEA performs activities that:

 
• Encourage individual artistic creation and scientific research in the field of arts and cultural heritage.
• Maintain and promote the values of artistic creativity, especially in the field of music, Albanian folk music, ethnography through audio and video recordings, various publications and on-line publications.
• Support the organization of promotional concerts and exhibitions to a wider public, in the context of cultural tourism;
• Digitalize and archive cards in the archive materials and database.
• Educate children and young people through the values of arts and cultural heritage.
[ssba-buttons]
Spread the love
error: