Go to top
Monumentet e Natyrës

Janë disa MN me vlera shkencore, didaktike dhe turistike:

Guri i Qytetit.
Gjendet në qendër të qytetit të Përmetit.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj089.htm

Ujërat Termale të Bënjës.
Gjenden në luginën e Lengaricës, pranë fshatit homonim, 300 m mbi nivelin e detit. Përfaqësojnë burime termominerare me temperaturë 25-300 C. Dalja lidhet me shkëputjen tektonike. Temperatura e ujërave termale arrin 300C. Ekspertët kanë përcaktuar tashmë vlerat kuruese të gjashtë burimeve kryesore të Bënjës për shërimin e disa sëmundjeve, si të stomakut, mëlçisë së zezë, reumatizmës etj.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj097.htm

Kanioni i Lengaricës.
Gjendet pranë fshatit Bënjë, 400 m mbi nivelin e detit. I formuar te gëlqerorët nga karsti dhe Lengarica, është i gjatë 4 km, i thellë 100 m, i gjerë 20 m.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj091.htm

Shpella e Pëllumbave.
Gjendet në kanionin e Lengaricës (fshati Bënjë), 350 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti, është e gjatë 160 m, e gjerë 2-3 m dhe e lartë 3 m, me disa degëzime, ku gjenden mbetje të njeriut neolitik.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj087.htm

Bokërrimat e Dangëllisë.
Gjenden në territorin Frashër-Miçan, në 1000m lartësi. Janë peizazh flishor i shkretëtirëzuar nga faktorë natyrorë dhe nga shfrytëzimi pa kriter prej njeriut.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj092.htm

Bredhi i Çarshovës së Vjetër.
Gjendet në fshatin Çarshovë, 400 m mbi nivelin e detit. Dallohet për kurorën ovale me lartësi 25 m, diametër të trungut 1,2 m dhe moshë 150 vjet.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj079.htm

-Uji i Zi në Këlcyrë.
Buron në Grykën e Këlcyrës.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj098.htm

Bredhi i Kokojkës së Frashërit.
Gjendet në afërsi të fshatit Frashër. Është pyll bredhi i Maqedonisë, me lartësi 15-20 m, diametër të trungut 25- 35 cm dhe perimetër të tij 80-100 cm. Krijojnë ekosistem me biodiversitet të pasur dhe shumë tërheqës.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj104.htm

Bredhi i Petranit.
Gjendet pranë fshatit homonim, rreth 300 m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga drurë bredhi të Maqedonisë, me lartësi 15-18 m, diametër të trungut 20-35 cm e perimetër 80-90 cm dhe moshë 80-100 vjet.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj100.htm

Gështenja e Teqesë së Frashërit.
Gjendet në teqenë e fshatit homonim. Druri 250-vjeçar ka lartësi 18-20 m, diametër të trungut 80-85 cm, perimetër të tij 1,4 m.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj106.htm

Perëndia e Boroçkës (kanioni Guri i Bletës).
Gjendet afër fshatit homonim, 730 m mbi nivelin e detit. I formuar nga përroi i Lomnicës dhe karsti, është i gjatë 750 m, i gjerë 100 m dhe i thellë rreth 100 m.
http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Gjirokaster/Gj_Mon/Gj084.htm

Pusi i Cirikokave.
Gjendet afër fshatit Çorrogunj, 1600 m mbi nivelin e detit. I formuar nga karsti, është i thellë 150 m, i gjerë 1,5 m, me disa degëzime. Ka cirikoka (stërqoka).

Guri i Petranit.
Gjendet pranë fshatit homonim, 260 m mbi nivelin e detit. Përbën olistolit gëlqeror në flish. Është i gjatë 40-50 metra, i gjerë 10-15 m dhe i lartë 25-30 m.

Kanioni i Kamenckës.
Gjendet pranë fshatit homonim. I formuar në gëlqerorë nga karsti dhe përroi i Kamenikut, është i gjatë 500-600 m, i thellë 60-80 m dhe i gjerë 8-10 m.

Banjat e avullit në Postenan.
Gjenden pranë fshatit homonim, 1400 m mbi nivelin e detit. Janë shpërthime të avullit të nxehtë minerar. Dalja në sipërfaqe, rreth 30 m², lidhet me thyerjen tektonike. Përmbajnë sulfurorë. Përdoren në mënyrë empirike nga banorët.

Rrapi i Megallarës.
Gjendet në VP të fshatit Gjinakarë, 450 m mbi nivelin e detit. Dru 400-vjeçar me kurorë në formë ombrelle, lartësi 25 m e diametër  të trungut 2,4 m.

Grumbulli pyjor i Polmenit.
Gjendet pranë fshatit Qilarisht, rreth 300 m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga 25 drurë (15 rrape dhe 10 arra) 300-vjeçarë, me lartësi të rrapeve 23 m, diametër të trungut 120 cm, ndërsa të arrave 16 m dhe diametër të trungut 80-90 cm.

Selvitë e Radovës.
Gjenden në fshatin Radovë, 600-630 m mbi nivelin e detit. Kanë moshë rreth 80-vjeçare, me lartësi 17-20 m, diametër të trungjeve 25-26 cm.

Pylli i Ropushës.
Gjendet në malësinë e Dangëllisë, 1200-1650 m mbi nivelin e detit. Ndryshe quhet “Pylli i Llopushës” dhe përbëhet nga lisa rreth 100-vjeçarë e fletorë të tjerë me lartësi 20 m, diametër të trungut 0,7 m.

Kliko hartën: monumentet e natyres, permet, harta

Spread the love
error: