Go to top
Zona labe-Malëshova
  1. Malëshova.

Zona etnografike e Malëshovës përfshin disa fshatra në përbërje të saj si vetë Malëshova, Mbrezhdani, Argova, Limari, Leskaj, Kala etj, të cilët në disa raste konsiderohen “zona labe” e Përmetit ose edhe si “Zagoria e Poshtme”, kjo për shkak të pozicionit gjeografik në kurriz të shpatit perëndimor të Dhëmbelit dhe në fund të lumit të Zagories, aty ku ai derdhet ne lumin e Vjosës. Tiparet muzikore të kësaj zone janë të lidhura pazgjidhshmërisht me polifoninë katër zërëshe të Labërisë me marrës, kthyes, hedhës dhe iso. Po ashtu edhe veshjet popullore dhe traditat që lidhen me ndërtimin e shtëpive dhe gatimet tradicionale. Personaliteti i shquar Sejfulla Malëshova-Lame Kodra është nga kjo zonë. Vargjet e tij: Unë e dua Shqipërinë, për një stan në Trebeshinë…. janë një himn për bukuritë natyrore të kësaj zone etnografike. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV-të.

Spread the love
error: