No products in the cart.
PËRMETI Turhan pashë (1839–1927). Diplomat i Perandorisë Osmane dhe funksionar i lartë politik i shtetit shqiptar. Lindi në Përmet. Kreu gjimnazin “Zosimea” të Janinës. karrierën politike e filloi si sekretar në Ministrinë e Jashtme në Stamboll; më pas u dërgua ambasador i Perandorisë Osmane në disa vende europiane. Kryeministër i qeverisë shqiptare në mars-gusht 1914 dhe dhjetor 1918 – janar 1920. Kryetar i delegacionit qeveritar shqiptar (janar 1919 – janar 1920) në Konferencën e Paqes në Paris, ku parashtroi kërkesat e qeverisë që kryesonte, për ruajtjen e pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar dhe për rishikimin e padrejtësive që i ishin bërë Shqipërisë në të kaluarën. Qeveria e T.P. për orientimin proitalian të saj u rrëzua nga Kongresi i Lushnjës.