Go to top
Supat

Në tavolinat tradicionale përmetare, supat janë të pranishme gjithmonë si pjata të para dhe shoqërohen me sallatat e stinës, bukë e thekur, zahiretë e ndryshme, byrekë etj.

 Shqeto 

Shqeto njihet si kryesupa përmentare, e përgatitur kryesisht me mish qengji/keci dhe ideale për një vakt dreke.

Përbërësit:  mish qengji/keci, miell gruri, qumësht, vezë, gjalpë, kripë, piper, majdanoz i freskët

 

Supë me Ollovaqe (qofte të vogla me mish viçi dhe oriz)

Gatim tipik i zonës së Përmetit, i ngjashëm me supën pasha qofte.

Përbërësit: mish i grirë, vezë, qumësht, miell, oriz, majdanoz, gjalpë, limon, piper i zi. kripë

 

 

Kaurma (magjericë) me të brendshmet e qengjit.

E gatuar veçanërisht në raste festash dhe ditën Pashkës ortodokse. Kjo supë shoqërohet mjaft mirë me gatime të tjera tradicionale shqiptare.

Përbërësit: Të brendshme qengji ose viçi, qepë të njoma, oriz, gjalpë i freskët ose vaj ulliri, vezë, limon, kripë, piper, majdanoz, dhjosmë.

 

Pace Koke

Përbërësit: Mishrat e zier të kokës së bagëtive, vaj, miell, salcë domate, hudhër, uthull, rigon dhe piper sipas dëshirës

 

Supa me zahiretë e dimrit

Zahiretë që përdoren në formën e supave të nxehta për vaktet të mengjeseve dhe darkave të ftohta të dimrit janë corba, trahanaja dhe petkat. Disa lugë në varësi të racioneve zihen në ujë të valuar dhe shërbehen të nxehta me vaj ulliri ose gjalpë të skuqur, shoqëruar me djath të thërmuar dhe erëza sipas dëshirës.

Çorba

Një nga zahiretë e dimrit më të gatuara nga familjet përmetare është çorba, që njihet në zonat e tjera me emrin trahana. Çorba përgatitet kryesisht e thartë me miell gruri, vezë , kripë dhe e mbytur me kos. Sipas zonave të caktuara çorba mund të përgatitet me lëng domate ose me shijë të ëmbël duke e përzier me qumësht.

 

Trahana

Një lloj trahanaje karaktiristike për zonën e Permetit është ajo me grurë të shtypur në mokër dhe përzier me qumësht ose kos. Gatuhet si supe ose tave, ku mund te shtohen presh dhe erëza sipas dëshirës

 

Petë

Janë petë të thara dhe të thëmuara në copa, të përgatitura me miell gruri, vezë dhe pak finjë.

 

Spread the love
error: