Go to top
Sazet e Riza Meko-Beratit

Sot Riza Berati njihet si gërnetar, violinist i shquar dhe krijues këngësh popullore. Riza Berati nuk është askush tjetër përvecse Riza Mekos (1870-1953), gërnetarit të shquar nga Përmeti. Lindi në Përmet ku dhe hodhi hapat e para në muzikën popullore dhe po aty krijoi emrin e tij me sazet e qytetit. Pati dy martesa, të parën me një vajzë nga Përmeti me të cilën kishte dy vajza, e të dytën me një vajzë nga Fieri, me të cilën u trashëgua me dy djem.

I lidhur në miqësi me vëllezërit FUGA dhe me Isuf Myzyrin, me të cilët punonte dhe merrte pjesë në gëzime popullore, dasma e ahengje. Ka disa regjistrime diskografike në vitet 1929 dhe 1930 të bëra përkatësisht në Shkodër dhe më Tiranë me shoqërinë diskografike “Columbia” (“Taxim Myzeqarҫe”, Columbia-GG-1043 (W.37817-1); “Kishin uj ata burime”-Columbia-MT-23160 (WTA-23-2); Vallja e Osman Takës”– Columbia-GG-1042 (W.37700-1); “Korba o Ceҫo”-Columbia-1078 (WTA-25-2); Ja thoshte bylbyli”– Columbia-720290-F (W.37705-1); “Më zuri taksiri me plakat”-Columbia-GG-1078 (WTA-22-1)),  etj.. Në këto regjistrime shkruhet Riza Bilbili dhe si të tillë e kanë kuptuar shumica e dashamirësve të kësaj muzike. Në fakt,  Bilbili nuk është mbiemër për të, por është emri i njē Ustai tjetër shumë të rëndësishëm të muzikës qytetare me saze. Ai ishte Bilbil Vlora, ndoshta gërnetaxhiu më i rëndësishëm pas Selim Asllan Leskovikut. Enigma zgjidhet këtu pasi Riza Berati dhe Bilbili (Vlora) kanë punuar së bashku dhe kanë regjistruar edhe disqe. Kjo edhe muzikalisht dallohet qartë pasi gërneta e Bilbil Vlorës s’ka të dytë. Mjafton ta dëgjosh një herë të vetme. Pra kur shkruhet RIZA BYLBYLI janë së bashku Usta Riza Berati dhe Usta Bilbil Vlora: RIZA & BYLBYLI! Siç është edhe në diskun e mëposhtëm. Ashtu siç ishin në të vërtetë!

Spread the love
error: