Go to top
Sazet e Odries

Grup popullor iso polifonik me vegla i viteve 1960-1970. Pas Luftës së II-të botërore, rasti i krijimit të sazeve të Odries, të mbështetura në muzikën iso-polifonike të zonës është një rast unikal në muzikën tradicionale shqiptare. Këto saze përcollën me saze këngën tradicionale iso-polifonike labe të zonës së Labovës. Kjo për disa arsye. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se këto saze vinin pa një traditë pararendëse dhe së dyti, se megjithëse për një kohë të shkurtër, Sazet e Odries ia dolën që të krijojnë individualitetin e tyre përmes prezantimit të repertorit të tyre muzikor. Sazet e mbyllën brenda një dhjetvjeçari jetën e tyre artistike.

Sazet e Odries përbëheshin nga Thanas Nika, Marika Nika, Xhelo Vasili, Petra Zografo, Koço Fane, Odise Porodini, etj. Në rubrikën EJ (Erotike Jugu) të fonotekës së Radio-Tiranës gjenden edhe këto këngë të regjistruara prej tyre: viti 1965, nr. 41-“Nusja jonë trëndafile”; viti 1966, nr. 60-“Trëndafil manushaqe”; viti 1966, nr. 61-“Nëm ujë se plasa thëllënxë e Beratit”; viti 1966, nr. 68-“Moj faqja portokalle”; viti 1966, nr. 69-“Unë do vete, lule moj lule”; viti 1966, nr. 65-“Do vesh me dhën apo jo”; viti 1966, nr. 73-“U nisa vajta në mulli”; viti 1966, nr. 75-“Cër-cër-cër ja bën tigani”; viti 1966, nr. 108-“Labova rëzë një mali”; viti 1966, nr. 112-“Këndojnë gjashtë bilbila”; viti 1967, nr. 119-“As aman moj lule verdhë”; viti 1967, nr. 127-“Në mal të Odries”.

Spread the love
error: