Go to top
Sazan Hoxha

Sazan Hoxha është nga lagja “Breg” e Beratit. Violinën e mësoi në mënyrë autodidakte që në fëmijëri dhe u bë pjesë e grupit popullor karakteristik të beratit që drejtohej nga muziktari Asqeri Kadëna. Pas kësaj filloi mësimin e notave muzikore dhe angazhimin në formacionet profesioniste të qytetit të Beratit. Ka marrë pjesë në vitin 1983 në festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës dhe në festivalet e sazeve që zhvilloheshin në Korҫë. Njihet veҫanërisht për interpretimin e kabave për violinë dhe për “Vallen e dajkos”.

Kaba me dy pjesë: kaba dhe valle. Pjesa e parë shfaqet si kaba baritorore mbi motive instrumentale të veglave tradicionale të Toskërisë por edhe të përcjelljeve instrumentale të valleve dyshe të Myzeqesë toske. Në këtë pjesë ndjehet mjaft edhe ndikimi i lojës së kabave me gërnetë sidomos në një nga motivet që duket se rrjedh nga tradita muzikore vajtimore labe. Pjesa e dytë, valle vjen menjëherë pas motivit lab dhe duket se e ҫliron tensionin që krijohet në pjesën e parë nga vajtimi.

 

Spread the love
error: