Go to top
Sallatat

 

 

Sallatat shoqërojnë në përgjithesi drekat përmetare. Përgatiten kryesisht me perimet e freskëta të stinës (si sallatë jeshile, domate, kastraveca, qepë) përzier me kripë, vaj ulliri dhe uthull.

 

 

Sallatat përgatiten edhe me perime të pjekura. Zarzavateve (si p.sh. speca, patëllxhanë ose qepë) pasi piqen, u hiqet lëkura, priten në copa dhe përzihen me kripë, piper, uthull, vaj ulliri, majdanoz dhe hudhra sipas dëshirës.

 

 

Gjithashtu sallatat përgatiten dhe të ziera. Përmendim këtu lakrat jeshile si radhiqja (çikorja) ashtu dhe perime te ndryshme të stinës (si speci, patellxhani lakër e bardhë) të cilat pasi shpëlahen bollshëm me ujë dhe zihen për pak minuta në ujë të valuar me kripë. Më tej kullohen dhe shërbehen të ftohta me vaj ulliri, uthull dhe kripë.

 

 

Tipike për zonën janë dhe sallatat turshi që përgatiten kryesisht në muajin tetor për tu konsumuar në periudhën e dimrit. Ndër to përmendim:

  • Speca (ose patëllxhanë) të mbushur me lakër, hudhra dhe majdanoz, uthull
  • Turshi me domate të papjekura ose kastraveca
  • Lakër turshi ose arme
Spread the love
error: