Go to top
Rrëza
  1. Rrëza.

Zona etnografike e Rrëzës e ka marrë këtë emërtim për shkak se lokalizohet kryesisht në rrëzë të malit të Nemërckës dhe pjesërisht përballë tij. Pjesë e saj janë fshatrat të cilat shtrihen gjithashtu në këtë territor gjeografik dhe që kanë shumë tipare të përbashkëta mes tyre. Ndër to përmendim Kaludhin, Strëmbecin, Dracovën, Iliarin, Zhepën, Biovizhda, Ëllahpisotera, Mesarea, etj. Fqinjësia e kësaj zone me Qendrën dhe Shqerinë ka bërë që elementet e përbashkëta të jetes dhe kulturës tradicionale të jenë më të shumta se diferencat mes tyre. Instrumentistë dhe këngëtarë të shquar të muzikës përmetare lidhen me këtë zonë si Josif Shukallari në klarinetë dhe Donika Pecollari në këngë.

Spread the love
error: