Riza Berati ishte nga fisi i muziktareve popullore Meko nga Permeti.
Në fisin e Mekove ose Matove, sazet kishin këtë përbërje: Jonuzi në klarinetë dhe violinë, Isufi në llahutë dhe violinë dhe Rizai Meko në klarinetë dhe nё violinё. Riza Meko më pas u zhvendos në Berat dhe aty u njoh me emrin Riza Berati. Pranë tyre angazhohej edhe Azbiu-Çobani, Muçoja me violinë, Myftar Muçoja me llahutë, dhe Nesim Mehmeti me violinë. Për arsye ekonomike një degë e fisit të Mekollarëve lanë Përmetin dhe shkuan në qytetin e Beratit. Nga Mekollarët, në Përmet mbeti Rizai i cili e vazhdoi traditën e sazeve me këtë përbërje: Riza Meko në klarinetë dhe violinё, Bari Nurka në llahutë dhe dhëndri i Riza Mekos, Vait Islami me gërnetë i cili më pas krijoi sazet e tij të përbëra nga Xhelal Daci dhe Asllan Murati në llahutë, Myrteza Sadiku këngëtar dhe Esat Mane në def. Ende kujtohet që një Ibrahim nga fisi i Merkove, i mësoi gërnetën djalit të tij dhe ky i fundit krijoi një muzikë valleje që u bë e pëlqyeshme dhe u quajt “Valle e Merko Qorrit”.
Kaba me violine
Kaba e tipit vajtimor me dy pjesё. “E qara” mbёshtetet mbi njё motiv vajtimor lab i kryqёzuar me motivin tipik baritor tё Toskёrisё, i ngjashёm me motivin e kabasё sё Mediut. Pjesa e dytё ёshtё valle e gёzuar, qё shёnon kalimin nga errёsira nё dritё.