Go to top
Pijet

Me një kushinë dhe foklor kaq të pasur, përmetarët janë bërë mjeshtra të prodhimit edhe të pijeve alkoolike, kryesisht të rakisë dhe verës.

 

Për nga vetë pozicioni gjeografik i zonës, Përmeti shquhet për prodhimin e rakisë së rrushit, manit, kumbullës, marres, thanës etj. Një nga pijet më unike dhe më të lashta të kësaj zone është edhe rakia e rigonit. Kjo pije karakteristike, konsumohet zakonisht gjatë stinës së dimrit dhe përdoret për të kuruar problemet me frymëmarrjen.

 

 

Një pije shumë e dashur për tavolinat përmetare dhe një nga suveniret më të kërkuara të zonës është vera, veçanërisht vera e kuqe e rrushit Merlot. Prodhimi i verës kërkon shumë kohë përgatitjeje pasi kalon në disa procese. Me verën e kuqe amvisat përmetare përgatisin pije për qerasje për gra (liker), të cilën e aromatizonin me karafil dhe barbarozë.

 

 

Përmeti njihet jo vetëm për prodhimin e pijeve alkolike. Nga fruta të ndryshme, sidomos ato të pyllit (thanë, mana, ftoi shega etj), amvisat përmetare prodhojnë lëngje në formë rehanie ose komposto me shije shume të mirë, që përdorën për kurimin e disa problemeve me shëndetin.

 

Gjithashtu, Permeti si zonë malore është i pasur me bimë mjekësore, të cilat përdoren për çajra të ndryshme.

 

Spread the love
error: