Go to top
Monumentet natyrore
viroi 2

Viroi

Ndodhet në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, në rrëzën lindore të Malit të Gjerë, në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në kontaktin tektoniko-litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërme dhe flishit. Ka ujë të shumtë të pastërdhe të ftohtë. Është interesante se ai përbën një burim të fuqishëm karstik me prurje deri në disa m3/sek, por që në periudhën gusht shtator ai shteron krejt. Kjo dukuri nga disa studiues shpegohet me karakterin sinfon të tij. Nga krahu i sifonit, ku del burimi, ka ujë vetëm gjatë periudhës së lagët të vitit kur bien reshje të shumta, ujët e të cilave, pas një qarkullimi nëpër boshllëqet e shumta nënëtokësore, furnizojnë fuqishëm Viroin. Në periudhën e thatë të verës bie niveli i ujërave nënëtokësore dhe për pasojë nuk del më ujë nga krahu i sifonit, ku ndodhet burimi i Viroit. Në periudhën e plotave të tij ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Uji del me forcë nga poshtë lart nga një thellësi të dukshme mbi 5-6 m. Në vendin e daljes së tij është zhvilluar një botë e gjallë e pasur dhe e larmishme. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike, të cilat kanë filluar që të shfrytëzohen me ngritjen e pikës homonime turistike. Këto vlera duhet të ruhen, sepse ka tendencë të ndërhyhet për të marrë ujë në mënyrë brutale dhe duke mos respektuar vlerat natyrore të tij. Ky ujë duhet të meret jo tek gropa e daljes, por diku më poshtë. Kështu mbrohen vlerat natyrore të monumentit dhe njëherazi shfrytëzohen pasuritë e tij ujore. Problemi më i madhështë në kohën e shterimit të tij. Në këtë kohë ai rrezikohet të ndotet.prandaj duhet të vendosen rregulla të forta për të vizituar dhe zhvilluar aktivitete ekonomike në afërsi të tij. Për të vizituar këtë monument duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër – Tepelenë - Virua dhe pastaj vazhdohet më këmbë.

Rrapi i Mashkullorës

Ndodhet në qendër të fshatit homonim të komunës Cepo. Dallohet për asimetri të theksuar të kurorës. Është i lartë 23 m, diametri maksimali i trungut 126 cm, ndërsa perimtri i tij arin 390 cm dhe i kurorës 58 m. Ka moshë afërsisht 180 vjeçare. Kanë filluar tharjet natyrore të degëve për shkak të moshës së tij. Ka gjendje mesatare vegjetative. Ka vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike dhe historike, nën hijen e tij u mblodh çeta e patriotit Çerçis Topullit. Për të vizituar këtë monument duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër – Mashkullorë.

rrapi i libohoves

Rrapi i Libohovës

Gjendet në qendër të qytetit të Libohovës të rrethit të Gjirokastrës. Dru i veçuar i rrapit (Platanus orientalis), me lartësi 32 m, diametër trungu 220cm, perimetër trungu 692 cm, perimetri i kurorës ëhstë 80 m, moshë 220 vjeçare. Ky monument ka vlera shkencore, estetike, historike dhe turistike. Ai ruhet ende në gjendje shumë të mirë. Vihen re bashkim natyror i disa degëve. Burimi i ujit nën kurorën e rrapit e bënë edhe më tërheqës dhe çlodhës mjedisin për çdo vizitor. Vizitohet sipas intinerarit të degëzimit të superstradës Gjrokastër – Kakavijë deri në qytetin e Libohovës. Aty mund dë vizitoni edhe kalanë e qytetit.

rrapi i nderanit 2

Rrapi i Ndëranit

Ndodhet në qendër të fshatit homonim të komunës Zagorie, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Dallohen për formë të rregullt ombrellore të kurorës. Lartësia 35 m; diametri i trungut 300 cm, ndërsa perimetri 820 cm dhe i kurorës 72 m.. Ka moshë 500 vjeçare. Ka gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike. Vizitohet duke marrë rrugën Gjirokastër – Ndëranit.

skotinia 2

Shpella e Vanistrës (Skotinia)

Ndodhet në afërsi të fshatit Vanistër, 220 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Është e gjatë deri në 150 metra, e gjerë deri në 10 m dhe e lartë deri në 25 m..Formon një labirinth të vërtetë me plot dredhime, zgjerime dhe ngushtim. Është e mbushur me konkrecione. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Në vitet ’70, kjo shpellë u dëmtua nga ndërmarja e ujërave, e cila shfrytëzoi ujin që ndodhej me shumicë në katin e poshtëm të shpellës. Duke qënë dakort me nevojën e shfrytëzimit të pasurive ujore për nevojat e popullsisë, ne dënojmë me forcë mënyrën e marrjes së ujit, duke thyer dhe shkatërruar konkrecionet prej kalciti dhe duke ulur kështu vlerat e shumta shkencore dhe turistike të gjithë shpellës. Tani mbetet që nëpërmjet eksplorimeve të detajuara të përcaktohet shkalla e dëmtimit të vlerave të shpellës dhe nëse ka ende ambjente të panjohura deri tani me vlera shkencore dhe turistike. Mbi këtë bazë të përcaktohet dhe të propozohet statusi i mëtejshëm i këtij monumenti natyre. Për të vizituar këtë monument duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër – Vanistër dhe pastaj vazhdohet më këmbë

Xhveshja e Muzinës

Gjendet në qafën e Muzinës, në afërsi të fshatit homonim, 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një xhveshje interesante gjeologjike, në të cilën rradhiten pothuajse të gjitha moshat e shkëmbinjëve që përbëjnë zonën Jonike. Interesante është mënyra e vendosjes së tyre me rënie në drejtim të perëndimit. Në këtë zveshje interesante gjeologjike mund të studiohet përbërja litologjike e zonës tektonike Jonike, vazhdimësia e moshave dhe vendosja e shtresave me pajtim këndor apo diskordancë këndore e tyre. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore dhe turistike.

Spread the love
error: