Go to top
Libohova

Qytet në lindje të rrethit të Gjirokastrës,

Vecoritë gjeografike:

Shtrihet rrëzë malit Bureto, në anën e djathtë të luginës së Drinos, në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit. Censusi i vitit 2008 regjistroi 2944 banorë.

Vecoritë etnografike dhe kulturore:

Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një vendbanim të lashtë. Nga fundi i shek. XVII, Libohova mori tiparet e një qyteti dhe në shek. XVIII ishte qendër bujqësore me mbi 7000 banorë.

Kështjella e Libohovës (monument kulture), u ndërtua nga Ali pashë Tepelena. Gjatë Rilindjes Kombëtare në Libohovë u zhvillua një veprimtari e gjerë për të mbështetur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Libohova është edhe vendlindja e Avni Rustemit, i cili punoi aty si mësues në vitin 1910.

Spread the love
error: