Në Gjirokastër flitet dialekti lab që është një variant i toskërishtes jugore.
Dialekti Tosk është shpallur me vendim të Ministrit të Kulturës pjesë e Listës Kombëtare të “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare”, në vitin 2010, krahas dialektit geg.
Sipas Robert Elsie, dialekti Tosk flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të Shkumbinit deri në Çamëri, si dhe në ngulimet e diasporës shqiptare në Itali, Greqi, Bullgari dhe Ukrainë.
Nëndialekti jugor i toskërishtes flitet në zonat bregdetare në jug të qytetit të Vlorës deri në Greqi në dy variante|:
Varianti lab: Flitet në zonën e Labërisë, dmth. Kurvelesh dhe Himarë deri në lumenjtë Shalës dhe Pavlle, përfshirë Delvinë dhe Gjirokastër.
Varianti çam: Flitet në zonën e Çamërisë në jug të lumenjve Shalës dhe Pavlle në Shqipëri. dhe tek-tuk në Greqi deri në Prevezë.