Në qendër të projektit janë krijime të reja muzikore korale dhe vokale, të mbështetura mbi motive dhe këngë popullore nga e gjithë Shqipëria, krijime të kultivuara shumë rralle pas viteve ’90, të cilat synojnë të përcjellin vlerat e trashëgimisë sonë muzikore përmes nxitjes së veprimtarisë krijuese të mbështetur në parimet e shkollës kombëtare në muzikë, organizimit të koncerteve dhe mbështetjes së artistëve të rinj interpretues të Universitetit të Arteve, Tiranë.