Go to top
Kalaja

Gjirokastra përmendet për herë të parë si qytet me kështjellë në vitin 1336. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve në në shek. IV, por ajo mori forme me te qarte në fund të shek.VI.

Kalaja është bërthama e qytetit te Gjirokastrës. Ajo ka pasur gjithnjë funksione mbrojtese dhe ushtarake.

Kalaja ka patur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës. Fillimisht ndertesat per banim ishin brenda mureve te saj dhe gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua kryesisht jashtë mureve të saj.

Nga Kalaja mesjetare, ruhen vetëm disa elemente. Në vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit te cilet vendosen aty trupat ushtarake dhe administraten e tyre. 

Kalaja njihet dhe me emrin “Kalaja e Argjirose”. Princesha Argjiro mendohet të ketë qenë sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV. Ajo luftoi me turqit kur ata rrethuan kalanë e Gjirokastrës dhe për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë. Legjenda thotë që emri i Gjirokastrës lidhet me emrin e princeshës te ciles Ismail Kadare i ka dedikuar nje nga poemat e tij me te njohura.

Referuar shenimeve te vitit 1672 te kronikanit turk Celebiu kemi: “ Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të Kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis Namasgjahut dhe fortesës. Ndersa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë”.

Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj ne formen qe njohim sot. Mbrohet me 7 kulla që arrijnë deri në 30 m lartësi, në pjesën e sipërme me 1-2 kate dhe me salla të mëdha. Një nga projektuesit dhe zbatuesit kryesorë ishte mjeshtri Petro Korçari.

Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore., kurse në vitet e para të diktaturës komuniste, aty do të ndërtoheshin qelitë e burgut të njohura si “ Shtatë penxheret”, te cilat permenden edhe ne vepren letrare te shkrimtarit Ismail Kadare.

Pas një vendimi të qeverisë, në vitin 1968 do të largoheshin nga mjediset e Kalasë qelitë e burgut. Duke filluar nga viti 1968-t skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do te priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut ne kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastres i cili mbahet aty cdo 5 vjet. 

Ne mjediset e kalase prej vitit 1971 jane gjithashtu edhe “Muzeu historik” i qytetit dhe “Muzeu i armeve”.

Spread the love
error: