No products in the cart.
Ndodhet në qytetin e Përmetit, 250 m mbi nivelin e detit. Përbën një olistolit gëlqeror në masën e flishit oligocenik të zonës tektonike Jonike. Ai ka formë të veçantë. Është e gjatë deri në 15 metra, i gjerë deri në 15 m dhe e lartë deri në 25 m. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore.
Guri i qytetit identifikohet si simboli i Përmetit dhe për të tregohen edhe legjenda:
Legjenda e Gurit*
Nga një kohë e largët që kur nuk mbahet mend,
erdhi kjo ndodhi si gjenezë për një vend.
Ishte koha kur njeriu me natyrën njehësuar,
dhe kur nevoja ja donte në evolim për të shkuar.
Në shpellat e nje mali ku kreshtat puthnin retë,
mbijetesës i bënin ballë një grup me pesë vetë.
Ishte natyrë e egër nuk kishte asgjë tjetër,
shqiponjat edhe njerëzit në atë vend ishin mbretër.
Gjithandej përeth nga egërsirat rrethuar,
jeta po shtrëngohej risqet ishin shtuar.
Vargu i gjatë thepisur binte mbi një luginë,
shkëmbinjtë që i rinin sërë ja shtonin ashpërsinë.
Gjithë shpati si damarë nga përenjtë përshkuar,
vendi prej rëkeve nga bimësia ish zbuluar.
Këtu jetonin babai e jëma dhe tre djemtë e tyre,
këta e sundonin atë vend në një farë mënyre.
-Bijtë e mij,-u tha një ditë-u lodha,nga kjo jetë i munduar,
pse të mos zbresim në luginë jetën për ta shkuar.
Kjo kohë po na rëndet mes të ftohtit me egërsira,
ta mendojmë për jetën si të jetë më e mira.
Në tashmë e dimë si gurin ta latojmë,
dhe do mundemi vedbanimin tonë ta zbukurojmë.
Po një gjë u them,jo ku duam do të shkojmë,
ku të na ndihë fati dhe ku zotat këshillojnë.
Hidhni një sy poshtë ku gjarpëron ai lumë,
atje ku gjallon bimësia aty dua unë.
Shihni c’hijeshi ka,nga bukuria mbuluar,
duket si parajsë nga perënditë e dhuruar.
Kjo luginë ka ujë e jetë kudo që të shkojmë,
po ne ku na thonë zotat aty do të ndërtojmë.
Jeta nëpër guva kaq e pati përditë e mendoj,
puna na mësoi,përpara do të shkoj.
Djemtë e dëgjuan të gëzuar,po s’luajtën nga aty,
vec të tunduar shoqi shoqin panë në sy.
Ata djem të fuqishëm,të tre kapedanë,
fjalë pak,të duruar,pa zë ndiqnin të anë.
-Ku shkëmbi që do hedhim të ndalë rrugën nga mali.
aty i bie qe dhe fati jonë të ndali
Do zgjedhim së bashku për ta bërë këtë risi,
zotat do na bekojnë e do ketë pavdekësi.
Pas kësaj ngriti duar lart nga qielli u drejtua,
-o perëndi e të drejtës,drejto fuqi tek mua.
Për atë diell që na jep jetë e shpresë,
atë që ju më thoni, ajo do të mbesë.
Në stuhi do mendojmë që ta bëjmë këtë rit,
të vrasim synë e keq,mos zemërohen perëndit.
E kështu në ditën e furtunës,ashtu si fati e solli,
babai me të bijtë në majë të shkëmbit doli.
Me mendje të kthjellët e shpresë nga bekimi i marë,
shpatat ngjeshur në brez e zemrat plot me zjarr.
Babai si mori frymë thellë ngriti dorën përpjetë,
atë cast vetëm dy gjëra ndrinin shpatat dhe rrufetë.
Në mes të rrebeshit kaq sokëlliti ky njeri,
sa mbeti dilemë sikur u shfaq perëndi.
Klithma u përhap si piskamë në suferinë,
kur metali ra mbi gurin si të ish vetëtimë.
Shkëmbi u nda në mes sikur ndoqi atë dëshirë,
copa që u pre mori rokullimën në rrëpirë.
Ajo masë gjigande la vragë të madhe tek shkoi,
poterja dhe oshëtima vendin e mbuloi.
Si mbaroi “golgotanë” guri zuri vend,
të gjithë brohoritën si të ishin në një mend.
në thirje e sipër nisën rrugën tatëpjetë,
hapat e tyre sikur ndiqnin rrëketë.
Në fund ndaluan,gjokset frymonin pa pushim,
mbi gurin e madh hipën të gjithë me gëzim.
Më pas thirjet pushuan,pasoi një qetësi,
burri i mencur s’nguroi e nisi me porosi.
-Bijtë e mi,kështu ka qenë e thënë të nisë kjo histori,
me punë e me zell ta shtyjmë për mbarësi.
Pastaj u afruan afër si në traditën e lënë,
të lidhnin betimin për fjalën e dhënë.
Bënë duart bashkë,për cu tha u bë,
në besë brohoritën të katërt në një zë.
Dhe një lutje e thanë:”Si dielli dëshiroftë,
paqja,urtësia,puna në këtë vend mbretëroftë”.
Dhe në fund plaku:
-Që në jetë të jetëve kjo bashkësi të ketë jetë,
unë vendos këtë vend ta thërasim PËRMET.
Dhe vërtet ,ashtu si besën asgjë nuk e mer,
ky vend që atëherë është mbuluar me nder.
Simbol i jetës në mencuri dhe harmoni,
rubin i Shqipërisë i mbuluar me lavdi.
*)autor Koci Qorri