Go to top
Grupi vokal i Shqipërisë së Mesme

Grupi vokal i Shqipërisë së Mesme

Ansambël vokal i përbërë nga zëra grash dhe zëra burrash të cilët këndonin drejtpërsëdrejti në valët e Radio Tiranës këngë popullore qytetare të Shqipërisë Veriore dhe asaj të Mesme. Në themel të grupit ishin solistët dhe kori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Grupi vokal shoqërohej nga orkestrina e Shqipërisë së Mesme që ishte gjithashtu pranë Radio-Tiranës, nga orkestrina shkodrane dhe ajo e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Regjistrimet e tyre muzikore gjenden pranë Radio Tiranës.

“GOC’ PREZIANE”, kёndon grupi vokal i Shqipёrisё sё Mesme prane Radio-Tiranes. – YouTube

Spread the love
error: