Go to top
Grupi polifonik i pleqve -Xhevat Avdalli

Grup popullor iso polifonik më i shquar i qytetit muze të Gjirokastrës i viteve 1940-1980.

Enc. Ky grup njihet ndryshe me emrin “Grupi i pleqve të Gjirokastrës”. Grupi përbëhej nga Xhevat Avdalli (1910-1992)-marrës, Nustret Çarcani, Javer Erindi (1915) dhe Tolo Njocko (1914-) –kthyesa, Skënder Tushe (1`917-)-hedhës, si dhe iso e përbërë nga Jonuz Shehu, Demo Çenko, Haseni Kore, Beadin Dobi, Kamber Dudumi, Seit Rondo, Reuf Jaupi (1923) Vehip Çarcani, Resul Hoxha dhe Braho Çoçoli. U shqua për një repertor shumë të gjerë të këngëve polifonike nga të gjitha trevat e Labërisë. Në mënyrë të veçantë skalitën këngën iso polifonike qytetare të dasmës dhe atë që njihet si “pleqërishte”. Si këngëtar, Xhevat Avdalli ka marrë pjesë edhe në dasmën e mbretit Zog I-rë me mbretëreshën Geraldinë, në vitin 1938. Ndër këngët e njohura të tyre janë “Ç’u mbush mali”, “Birbilenjtë trembëdhjetë”, “Kurvelesh e Gegëri” etj. Si grup kanë marrë pjesë në shumë aktivitete të rëndësishmë kombëtare duke përfshirë edhe F.F.K. Kanë kënduar drejtpërsëdrejti në valët e Radio-Gjirokastrës nga vitet ’50 deri në fund të viteve ‘70 të shek. XX.. Në ndonjë rast kanë kënduar të shoqëruar edhe nga formacioni i sazeve. Fama e tyre është përjetuar edhe në thënien e mëposhtme: T`ja merrte Xhevat Avdalli, t`ja kthente Nustret Çarçani e t`ja hidhte Xhipe Mezini, s`kishte më këngë në Gjirokastër. Xhevat Avdalli mbahet mënd se këndonte edhe këngë popullore të cilave ja merrte dhe ja kthente po vetë. Regjistrimet muzikore të tyre gjenden pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Gjirokastrës. Në rubrikën EJ (Erotike Jugu) të fonotekës së Radio-Tiranës gjenden edhe këto këngë IPL të regjistruara prej grupit të Pleqve të Gjirokastrës: viti 1956, nr. 14-“Një ditë nga mali dola”; viti 1956, nr. 16-“Ç’u mbush mali plot me rrush”; viti 1957, nr. 17-“Ç’u ngreç që me natë”.viti 1957, nr. 18-“Mun te sheshi mun te molla”; viti 1959, nr. 30/2-“Thëllënzë bigë më bigë”; viti 1962, nr. 33-“Dola një ditë nga mali”.viti 1966, nr. 87-“Kur dola në lëmë”; viti 1966, nr. 87/1-“Në moshën 27 vjeç”; viti 1966, nr. 91-“Hiqe vallen shtruar-o”.

Spread the love
error: