Go to top
Grupi i familjes Cenko

Familja Cenko në Gjirokastër prej brezash njihet si familja e këngës e cila u startua nga shtylla e kësaj familje Demo Cenko,I cili nisi të këndojë me grupin historik të pleqëve të Gjirokastrës ku spikasnin emrat e njohur si Xhevat Avdalli.Si familje e madhe në odanë e shtëpisë Cenkajve, Demo Cenko babai i 10 fëmijëve nisi të mësojë edhe ata. Shumë shpejt edhe pse të gjithë fëmijët këndonin spikatën Roland dhe Kastriot Cenko të cilët daljen e parë e bën në vitin 1976. Prej tyre lindi edhe grupi i të rinjëve në Gjirokastër ku zërat karakteristikë dallonin mes shumë zërave të tjerë. Kënga gjirokastrite me vecantinë e saj pasi dallon nga të kënduarit e jugut në këtë famije u bë burimi kryesor. Rolandi dhe Kastriot Cenko sot këndojnë tek grupi Argjiro, ku mes tyre kanë dhe pasardhësin e këngës gjirokastrite djalin e Kastriotit Alvaron, i cili është trashëgimtarë i denjë i këngës gjirokastrite.Grupi Argjiro mund të jetëiI vetmi grup që përpiqet të mirëpres turistët e huaj me traditën gjirokastrite, por mbi të gjitha ta mbajë këtë traditë gjallë.

Spread the love
error: