Go to top
Grupi Ergjëria- Arjan Shehu

Grup më i shquar iso-polifonik i qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri kulturore e njerëzimit mbrojtur nga Unesko”, i krijuar  në vitin 1976.

Grupi në krijimin e tij, deri në vitin 1995 përbëhej nga Arjan Shehu-marrës, Mehmet Vishe-kthyes, Roland dhe Kastriot Çenko-hedhës dhe iso nga Mevlut Meleqi, Shkëlqim Xhiku, Ramiz Braja etj. Në vitet 2000 e gjejmë të përbërë nga Arjan Shehu-marrës, Perlat Meli-kthyes, Mehmet Vishe-hedhës dhe iso nga Adriatik Cenko, Kastriot Vishe, Jani Hasko, Bajo Koli, Latif Koli, Fitim Cenko. Është vazhdues i traditës së të kënduarit IP të “Grupit të Pleqve” dhe veçanërisht i këngëve IP qytetare tradicionale. Kanë një aktivitet të dendur koncertal si brenda ashtu edhe jashtë vendit si në Francë, Greqi etj. Fitues i çmimit për “Këngën popullore qytetare” në FFK-Gjirokastër 2000 dhe 2004. Kanë realizuar disa kaseta, CD dhe filma dokumentarë muzikorë me këngët iso-polifonike të qytetit të Gjirokastrës dhe më gjerë. Sot grupi i drejtuar nga Arjan Shehu mban emrin “Ergjëria” kurse grupi i drejtuar nga Roland Çenko quhet “Argjiro”. Grupi “Ergjeria” është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës me dekretin Nr. 9098, datë 15.04.2015, me motivacion: “Si mbatës të vlerave më të shquara ë polifonisë gjirokastrite, si dhe për virtuozitetin e rrallë të interpretimit, spektrin e pazakonshëm të zërave dhe harmoninë e grupit”. Me dekretin 9097, datë 15.05.2015, Presidenti i Republikës dekoroi grupin polifonik “Argjiro” me drejtues Roland Çenko po me titullin titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Si një nga majat e polifonisë, i shquar për talentin e spikatur artistik, trashëgiminë në breza dhe rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës gjirokastrite.”

Spread the love
error: