Go to top
Gatimet tradicionale

Gatimet gjirokostrite jane ndër recetat më të vjetra të traditës shqiptare dhe dallohen për shumëllojshmëri dhe shijet unike. Recetat më tipike të zonës së Gjirokastrës janë ato me bazë brumi dhe mishi.

Ndër gatimet më tradicionale janë byrekët dhe lakrorët, të cilët përgatiten me përzierjë të ndryshme me djath, gjizë, lakra, kungull. etj. Shumë të shijshme dhe te shumellojshme janë dhe gatimet me miell misri te tilla si ngasrat (mesnik) me lakra të egra, presh dhe e radhur me erëza.

Zona e Gjirokastrës dallohet edhe për gatimet e mishit, i cili përgatitet kryesisht i pjekur në hell ose i gatuar me të gjitha zarzavatet sipas stinëve të ndryshme (në formë gjelle). Ndërsa me të brendshmet e bagëtive përgatiten disa receta tipike të zonës si kukurrec, kolloface, kaurma, pace etj. Për stinën e dimrit, mishi përgatitet në formë pastërmaje dhe koleje.

Gjithashtu amvisat gjirokastrite spikasin edhe në përgatitjen e ëmblësiravë të ndyshme si bakllava, revani qumështor, oriz me qumësht, petulla në sac, si dhe të recelëve me fruta të ndryshme si qershi, ftua, mollë.

Më poshtë jepen disa nga recetat më tipike e më të shijshme të kuzhinës gjirokastrite:

Qifqi: Një gatim i thjeshtë  por shumë i shijshëm e mbi të gjitha fantastik për t’u shërbyer në tryezë si meze në shoqërimin e gatimeve të tjera tradicionale.

Përbërësit: oriz, veze, dhjosme, piper i zi, kripe, vaj ulliri, 

E vecanta e kësaj recete është se gatuhet në një tigan të posaçëm me gropëza ku në secilën prej tyre  skuqet vaji ulliri dhe lidhen një lugë nga brumi i përgatitur.

Pasha qofte: Gatim tipik i zonës së Gjirokastrës

Përbërësit: mish i grirë, vezë, qepe, oriz, majdanoz, gjalpë, limon, piper i zi. kripë

Sarma me oriz (dollma) të cilat përgatiten kryesisht me gjethe rrushi por edhe me fletët e lakrës së bardhë.

Përbërësit: gjethe rrushi, lakra të egra, qepë të njoma, oriz, vaj, kripë, piper erëza, limon

Lakror me gjellë të ndryshme (lakra jeshile, presh, kungull)

Përbërësit: miell, vaj, vezë, qymësht, gjalpë, kripë, piper

Të njëtjat përzierje përdoren dhe në gatimet me miell misri (mesnik ose pacarak)

Mish i pjekur është receta më tipkike në gatimin e mishit. Në varësi të llojit të mishit, pjekja bëhet në hell, saç ose furrë, dhe shoqërohet kryesisht me patate ose përshesh me kulaç.

 

Koletë janë zahire të dimrit që përgatiten kryesisht me zorrrë viçi dhe mbushen me mish të prerë në copa shumë të vogla, erëza, qepë, kripë. Varen dhe thahen në ambjente të ngrohta të shtëpive.

Qumështor

Përbërësit: Qumësht, vezë, miell, gjalpë, vanilje

 

Karkanaqet, është ëmbëlsira tradicionale e zonës së Gjirokastës që përgatiten vecanërisht për festën e pashkës  

Përbërësit: miell, gjalpë, sheqer, vezë, pluhur pjekës, vanilje, krip

Spread the love
error: