Go to top
E-books për trashëgiminë

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës

E-Books për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe europiane promovon të gjitha llojet e trashëgimisë përmes avantazheve që sjell përdorimi i teknologjisë digjitale. “E-Books” janë një mundësi praktike për të gjithë për të marrë informacione thelbësore kulturore e historike duke shërbyer në këtë mënyrë si instrumente efikase në ruajtjen dhe transmetimin digjital të trashëgimisë. Promovimi dhe edukimi i brezave të rinj me vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore dhe asaj europiane si dhe krijimi i hapësirave të reja informative për publikun e gjerë mbi vlerat dhe rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore është një tjetër synim i këtij projekti. .

E-book “Për trashëgiminë kulturore shqiptare” përmban informacione thelbësore tekstore për trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale e mjedisore të Shqipërisë, legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, monumentet e kulturës si dhe listën e “Kryeveprave kombëtare shpirtërore”, institucionet e ruajtjes dhe edukimit, etj, shoqëruar me ilustrime fotografike, skica e linke për dokumentimin e saj etj.

E-book “Për trashëgiminë kulturore evropiane” përmban informacione thelbësore tekstore për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale e atë mjedisore të Evropës, identitetin kulturor evropian, simbolet kulturore zyrtare, muzetë dhe arkivat si institucione të edukimit, monumentet e kulturës dhe dukuritë shpirtërore, trashëgiminë arkeologjike nënujore, të shoqëruara me ilustrime fotografike, skica e linke për dokumentimin e saj.

Spread the love
error: