Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës
E-Books për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe europiane promovon të gjitha llojet e trashëgimisë përmes avantazheve që sjell përdorimi i teknologjisë digjitale. “E-Books” janë një mundësi praktike për të gjithë për të marrë informacione thelbësore kulturore e historike duke shërbyer në këtë mënyrë si instrumente efikase në ruajtjen dhe transmetimin digjital të trashëgimisë. Promovimi dhe edukimi i brezave të rinj me vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore dhe asaj europiane si dhe krijimi i hapësirave të reja informative për publikun e gjerë mbi vlerat dhe rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore është një tjetër synim i këtij projekti.
.