Go to top
Dialekti TOSK

 

Dialekti Tosk është shpallur me vendim të Ministrit të Kulturës pjesë e Listës Kombëtare të “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare”, në vitin 2010, krahas dialektit geg.

Sipas Robert Elsie, dialekti Tosk flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të Shkumbinit deri në Çamëri,  si dhe në ngulimet e diasporës shqiptare në Itali, Greqi, Bullgari dhe Ukrainë.

Nëndialekti verior i toskërishtes

Flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të Shkumbinit me përjashtim  të zonave bregdetare në anën e majtë (jugperëndimore) të Vjosës. Në bregdet,  kufiri jugor i këtij nëndialekti ndodhet në jug të qytetit të Vlorës.

Varianti perëndimor: Flitet në Myzeqe, Mallakastër, Berat, Fier, Skrapar, Tepelenë në anën e djathtë  (lindore) të Vjosës, Përmet dhe Vlorë, përfshirë zonën në veri dhe në verilindje  të qytetit të Vlorës.

Varianti lindor: Flitet në Pogradec, Korçë, Kolonjë dhe Devoll, si dhe në pjesën jugperëndimore  të Republikës së Maqedonisë (bregu i djathtë i Drinit të Zi në Strugë, Ohër, Prespë dhe Manastir).

Nëndialekti jugor i toskërishtes

Flitet në zonat bregdetare në jug të qytetit të Vlorës deri në Greqi.

Varianti lab: Flitet në zonën e Labërisë, dmth. Kurvelesh dhe Himarë deri në lumenjtë Shalës  dhe Pavlle, përfshirë Delvinë dhe Gjirokastër.

Varianti çam: Flitet në zonën e Çamërisë në jug të lumenjve Shalës dhe Pavlle në Shqipëri.  dhe tek-tuk në Greqi deri në Prevezë.

Nëndialekti arbërisht i toskërishtes

Flitet tradicionalisht në rreth 300 fshatra të Greqisë së Mesme, sidomos në  Atikë, Vioti, Evinë jugore, në Peleponezin verilindor rreth Korintit, në ishujt e  Gjirit Saronik, përfshirë Salaminë, në Androsin verior si dhe në disa pjesë të  tjera të Peleponezit dhe Ftiotisit. Ky nëndialekt arkaik po shkon drejt zhdukjes  megjithëse mund të jenë ende rreth 50,000-250,000 folës të tij, kryesisht të  moshuar.

Nëndialekti italoshqiptar (arbëresh) i toskërishtes

Flitet nga rreth 90.000 persona në jug të Italisë. Ky nëndialekt i gjuhës shqipe  mund të dëgjohet, shpesh në fshatra të thella malore, në rajonet: Kalabri,  Molize, Pulja, Basilikatë, Kampanjë, Abruci dhe Sicili.

 

Për më shumë: https://sq.wikipedia.org/wiki/Toskwrishtja

 

Spread the love
error: