Go to top
Çesk Zadeja – Katalogu dhe Bibliografia

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës

Viti 2022 është viti i 95 vjetorit të lindjes së Çesk Zadejës (1927-2022), kompozitori ynë më i shquar, i konsideruar si “babai i muzikës shqiptare”. Në kuadër të këtij jubileu Akademia e Artit dhe Trashëgimisë-ODEA, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ka hartuar dhe po publikon online “Katalogun e krijimtarisë muzikore” dhe “Bibliografinë e shkrimeve muzikologjike” të Zadejës, të cilat përfshijnë periudhën (1956-1997). “Rijetëzimi” digjital dhe online i trashëgimisë muzikore shpirtërore të Zadejës synon mundësimin e qasjes së specialistëve dhe të publikut të gjerë ndaj njohjes më të thelluar me vlerat e mëdha artistike që Zadeja krijoi. Deri më sot nuk ekziston një mundësi e tillë e cila do të bënte të prekshme për këdo trashëgiminë e Tij të madhe muzikore dhe muzikologjike. .

“Katalogu” përmban listën e plotë të krijimtarisë, vitin e krijimit, të interpretimit dhe të regjistrimit. Katalogu online do të ndahet sipas viteve dhe për veprat më kryesore do të ketë analizë më të hollësishme. Ky aktivitet fokusohet në hartimin për herë të parë të një katalogu të plotë të krijimtarisë muzikore të kompozitorit Çesk Zadeja, prej vitit 1956, kohë kur ai përfundoi studimet në konservatorin Çajkovski në Moskë, e deri në fund të jetës së tij në vitin 1997.  Synohet dokumentimi i hollësishëm i gjithë krijimtarisë muzikore të Zadejës, e nga ana tjetër analizimi i veprave kryesore të tij, të atyre që formësuan gjuhën kombëtare të muzikës sonë.

 

“Bibliografia” përmban shkrimet dhe kontributet muzikologjike të Zadejës në vitet (1956-1997), e gjithashtu, të gjitha ato shkrime të cilat kanë për objekt personalitetin e Zadejës dhe krijimtarinë e tij të shumëanshme. Bibliografia përmban të dhëna të plota sa i përket autorit, titullit, organit dhe vendit ku është publikuar duke bërë kështu dokumentimin e hollësishëm të gjithë aktivtetit të tij muzikologjik, në shtypin e përditshëm e atë profesional.

Spread the love
error: