No products in the cart.
Ndodhet ndërmjet Dangëllisë dhe Vjosës, midis lumenjve Lomnicë dhe Lengaricë. Përmbledh fshtrat Zleushë, Lupckë, Tremisht, Novoselë, Pagri, Odrican, Raban.Fshati Lupckë i Cerries konsiderohet edhe si “Porta e Shqerisë”. Cerja ndodhet midis Dangëllisë, Shqerisë, Dëshnicës. Nga perëndimi kufizohet me fshatrat në të djathtë të Vjosës: Alipostivan, Pacomit, Kosinë, Buhal, Bodar, Qilarisht dhe Mali i Bardhë. Kjo do të thotë që shumë nga vecoritë e këtyre dy zonave fqinje janë të përaftërta. Një pjesë e elemente etnografike e vendosin më pranë krahinës së Dangëllisë, ndërkohë që në pikëpmaje muzikore kemi të njëjtën tipologji të polifonisë me marrje, prerje dhe iso. Vlerat e jashtëzakonshme të këndimit muzikor të kësaj zone janë përjetësuar në figurën e këngëtarit Riza Kosina kurse ato të trimërisë në figurën e luftëtarit dhe patriotit Hajredin Tremishti, rënë në luftën e Mashkullorës, pjesëtar içetës sëÇerçiz Topullit.