Go to top
Kori muzikor dhe trashëgimia jomateriale shqiptare

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës

Projekti “Kori muzikor dhe trashëgimia jomateriale shqiptare” synon të promovojë artin muzikor dhe trashëgiminë kulturore jomateriale përmes një koncerti me krijimtarinë korale dhe vokale (SATB) të kompozitorit Vasil S. Tole) të interpretuar nga solistët dhe kori i studentëve të degës së masterit pranë Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Në qendër të projektit janë krijime të reja muzikore korale dhe vokale, të mbështetura mbi motive dhe këngë popullore nga e gjithë Shqipëria, krijime të kultivuara shumë rralle pas viteve ’90, të cilat synojnë të përcjellin vlerat e trashëgimisë sonë muzikore përmes nxitjes së veprimtarisë krijuese të mbështetur në parimet e shkollës kombëtare në muzikë, organizimit të koncerteve dhe mbështetjes së artistëve të rinj interpretues të Universitetit të Arteve, Tiranë.

Aktiviteti u zhvillua në datë 31 maj 2023 në Hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë, nën dirigjimin e Bujar Alliu dhe koncertmaeastre/pianiste Ardita Bufaj. 

Për më shumë nga ky aktivitet shihni linkun dhe fotogalerinë

Spread the love
error: