Faqja Tirana.Music.Net do të dokumentojë përmes audiove, videove, fotove dhe tekstit përshkrues historikun e traditës së madhe të interpretimeve të muzikës popullore të qytetit të Tiranës, shpallur nga Ministria e Kulturës si “Kryevepër Kombëtare e trashëgimisë kulturore shpirtërore” (2010).
Në TiranaMusic.net do të gjeni:
Konsiderata mbi fenomenin etnomuzikologjik të krijimit të muzikës popullore qytetare si rezultat i procesit të «hibridizimit muzikor» mes veglave të temperuara dhe muzikës popullore «a capella» të fshatit.
Këngët dhe krijimet më të shquara të kënduara dhe interpretuara nga këngëtarët dhe instrumentistët më të njohur të muzikës popullore qytetare të Tiranës.
Një pjesë e materialeve muzikore janë evidentuar në librin “Trashëgimia Shpirtërore e Tiranës në Muzikës”. Pjesa tjetër u perzgjodh në arkivin e Radio Tiranës, arkivin e IAKSA si dhe në arkivin personal.
Kjo faqe u vjen në ndihmë në radhë të parë bartësve të kësaj muzike si dhe studiuesve, studentëve, nxënësve dhe cdo të interesuari për trashëgiminë kulturore jo materiale të Tiranes