Viroi
Ndodhet në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, në rrëzën lindore të Malit të Gjerë, në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në kontaktin tektoniko-litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërme dhe flishit. Ka ujë të shumtë të pastërdhe të ftohtë. Është interesante se ai përbën një burim të fuqishëm karstik me prurje deri në disa m3/sek, por që në periudhën gusht shtator ai shteron krejt. Kjo dukuri nga disa studiues shpegohet me karakterin sinfon të tij. Nga krahu i sifonit, ku del burimi, ka ujë vetëm gjatë periudhës së lagët të vitit kur bien reshje të shumta, ujët e të cilave, pas një qarkullimi nëpër boshllëqet e shumta nënëtokësore, furnizojnë fuqishëm Viroin. Në periudhën e thatë të verës bie niveli i ujërave nënëtokësore dhe për pasojë nuk del më ujë nga krahu i sifonit, ku ndodhet burimi i Viroit. Në periudhën e plotave të tij ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Uji del me forcë nga poshtë lart nga një thellësi të dukshme mbi 5-6 m. Në vendin e daljes së tij është zhvilluar një botë e gjallë e pasur dhe e larmishme. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike, të cilat kanë filluar që të shfrytëzohen me ngritjen e pikës homonime turistike. Këto vlera duhet të ruhen, sepse ka tendencë të ndërhyhet për të marrë ujë në mënyrë brutale dhe duke mos respektuar vlerat natyrore të tij. Ky ujë duhet të meret jo tek gropa e daljes, por diku më poshtë. Kështu mbrohen vlerat natyrore të monumentit dhe njëherazi shfrytëzohen pasuritë e tij ujore. Problemi më i madhështë në kohën e shterimit të tij. Në këtë kohë ai rrezikohet të ndotet.prandaj duhet të vendosen rregulla të forta për të vizituar dhe zhvilluar aktivitete ekonomike në afërsi të tij. Për të vizituar këtë monument duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër – Tepelenë - Virua dhe pastaj vazhdohet më këmbë.