No products in the cart.
Ndër gatimet përmetare më tradicionale janë byrekët dhe lakrorët, të cilët përgatiten jo vetëm për festa famijlare por dhe si gatime të zakonshme në vaktet e drekave shoqëruar me supë dhe sallata të ndryshme.
Byrek me djath e vezë
Përbërësit: miell, djath, vezë, qymësht, gjalpë, kripë
Mesnik
Përgatitet vecanërisht për dreken familjare të Vitit të Ri (Shen Vasil), ku amvisat fshehin monedhën “fatndjellëse të vitit”
Përbërësit: miell, mish gici, vaj, vezë, qymësht, gjalpë, kripë, piper, dhjosmë
Lakror me gjellë të ndryshme (uthullira, presh, kungull)
Përbërësit: miell, vaj, vezë, qymësht, gjalpë, kripë, piper
Pacar me gjellë të ndryshme (lakra jeshile, presh, etj)
Përbërësit: miell misri, vaj, vezë, qymësht, gjalpë, kripë, piper
Petulla qifqi
Përbërësit: dhjosmë, majdanoz qepë të njoma, miell, kos, vezë, kripë, vaj ulliri