Go to top
Sabri Reka

Kjo kaba i përket violinistit të sazeve të bashkuara të Jonuzit të Lamҫes dhe atyre të Riza Mekos ose Riza Beratit siҫ njihet na regjistrimet diskorafike të viteve 1930, pas zhvendosjes së  tij nga Përmeti në Berat. Në fisin e Mekove ose Matove, sazet kishin këtë përbërje: Jonuzi në klarinetë dhe violinë, Isufi në llahutë dhe violinë dhe Rizai Meko në klarinetë. Pranë tyre angazhohej edhe Sabri Fehimi-Reka, violinisti me origjinë leskoviqare i cili interpreton këtë kaba, krahas Azbiut-Çobani, Muçoja me violinë, Myftar Muçoja me llahutë, dhe Nesim Mehmeti me violinë. Sabri Fehimi Reka ishte vëllai i Hafize Leskovikut, Ibrahimit dhe Bajramit, të gjithë muziktarë të shquar të sazeve.

Më pas tek Radio-Tirana dallojmë dy organizime të këtyre sazeve: i pari përfshin vitet 1939-1944 dhe tjetri 1945-1955. Kjo pohohet edhe në strukturën e organizimit të Radios të këtyre viteve kur thuhet: “Përveç kësaj (orkestrinës moderne të Radios-shënimi ynë), radiostacjoni ynë disponon edhe një orqestrë-saze-vendi, nga elementët më të mirë dhe më të zotë shqiptarë, që e interpretojnë për bukuri, këngën shqiptare”[1].

[1] “RadioTirana”, 1 Fruer 1940, fq. II.

1940, fq. II.

Kaba e tipit dy pjesëshe: kaba dhe valle. Pjesa e parë “kaba” përshfaqet si kaba e natyrës vajtimore, e përmbajtur në zhvillimin muzikor, kryesisht në regjistrin e poshtëm të violinës, përkatësisht në telin sol dhe re, e shoqëruar me kadencime tipike në septimën minore në ngjitje. Me kursim ndërtohet kulminacioni në telin la, e ngjashme me një britmë që del na shpirti. Pas saj vjen natyrshëm, pjesa e dytë “vallja”, në metrin 7/8.  Me sa duket, emërtimi “leskoviqare” i kësaj kabaje është përcaktuar nga materiali tematik i pjesës së dytë, pra i valles, pasi pjesa e parë “kabaja” mbart qartazi elemente muzikore tematike që lidhen me një trevë më të gjerë se Leskoviku e Përmeti, të cilat na ҫojnë deri në Labëri.

Spread the love
error: