IBRAHIMI Feim (1935–1997). Kom-pozitor, Artist i Popullit. Lindi në Gjirokastër. U diplomua në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (1966). Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1966–1977) dhe zv.drejtor (1973–1977), sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve e të Artistëve (1977–1991), drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (shih, 1991–1993), pedagog në Konser-vatorin e Tiranës. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, që nga lirikat vokale, muzika e dhomës e deri në muzikën skenike (baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, 1986). Disa nga krijimet e tij të v. ‘70, si Koncertet nr. 1 e 2 për piano dhe orkestër, u karakterizuan nga prirje të qarta për pasurimin e gjuhës muzikore me mjete të reja bashkëkohore, që u shprehën më tej në veprat e krijuara në v. ’90, si: “De profundis” (për elektroakustikë), trioja e harqeve “Vikamë”, Simfonia Tragjike për recitues, soprano dhe orkestër. F.I. në v. 1990 themeloi Komitetin Kombëtar të Muzikës, të cilin e drejtoi për katër vjet; më 1992 organizoi koncertin e parë të Muzikës së Re. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë luajtur edhe jashtë vendit. Ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare dhe Çmimin e Republikës të shkallës së tretë e të dytë. Vdiq në Torino (Itali).