Go to top
Mishrat

Mish i pjekur

Gjithmonë në festat familjare dhe fetare, përmetarët do të gatuajnë një recetë tradicionale të mishit. Pjekja e mishit është gatimi më i zakonshm në raste të tilla. Në varësi të llojit të mishit, pjekja bëhet në hell, saç ose furrë, dhe shoqërohet kryesisht me patate ose përshesh me kulaç.

 

Kapama

Një gatim tradicional tipik për zonën është kapamaja me mish. Sipas kësaj recete mishi stufohet duke u mbuluar me brumë dhe gatuhet në tenxhere mbi prush.

 

 

Pulë e mbushur

Për këtë recetë mund të përdoren dhe lloje të tjera shpendësh, ndërsa përsheshi bëhet me kulaç, që përgatitet tradicionalisht nga vetë amvisat përmetare me miell gruri, sodë dhe kos. Përsheshit i shtohen gjalpë, kripë  dhe erëza sipas dëshirës.

Gjithashtu në gatimet tradicionale të zonës së Përmetit janë dhe ato me të brendshmet e bagëtive, që konsumohen më shumë në periudhën e dimrit. Disa nga këto gatime janë:

Koletë

Koletë janë zahire të dimrit që përgatiten kryesisht me zorrrë viçi dhe mbushen me mish të prerë në copa shumë të vogla, erëza, qepë, kripë. Varen dhe thahen në ambjente të ngrohta të shtëpive.

 

 

Kolloface

Janë zorrë të mbushura me të brendshmet e bagëtisë, të cilat piqen dhe shërbehen të ngrohta të shoqëruar kryesisht me pilaf orizi.

Përbërësit: Zorrë bagëtie, mëlçi, mish, oriz, erëza, qepë, kripë

 

Kukurrec

Një recetë tjetër me të brendëshmet e qingjit (mëlçi, zemër, mushkri, gjëndrat, dhjamrat etj) përzier me kripë dhe erëza të ndryshme, të cilat lidhen me zorrët në një formë të përshtatshme për tu pjekur në hell, prush ose furrë.

Spread the love
error: