Go to top
Dëshnica

5. Dëshnica.

Dëshnica është zona etnografike kufitare e cila ndan dhe përbashkon vecoritë e saj kulturore me krahinën fqinje të Skraparit dhe gjendet në pjesën Veri-Perëndimore të Përmetit. Ajo përfshin fshatrat Senican, Fratar, Mërtinj, Bënjë-Dëshnicë, Leskovec, Xhamaj, Topojan, Shelk, Zhepovë, Pavar, Rodenj, Kajcë, Beqaraj, Bubësi 1 dhe 2, Mazhanj, Komarak, Goricë, Sukë, Tolar, Kuaqr, riban, Katundishtë, Podgoran dhe Ballaban. Në këtë zonë kryesisht fshatare me qendër Këlcyrën konstatojmë unitetin e tipareve të përbashkëta në arkitekturë, muzikë, gatime dhe të besimit fetar kryesisht në fshatrat Kajcë, Vinokash, Bubës, Ballaban, etj. Vlerat e kësaj zone janë përfaqësuar rregullisht në Festivalet Folklorike të zonës deri në FFK të Gjirokastrës, ku u evidentua familja e këngëtarëve popullorë Harka nga Vinokashi. Me këtë krahinë lidhet historia e familjes së patriotëve Bënja. Major Kamber Bënja konsiderohet si “dëshmori i monumenteve” për shkak të mbrojtjes prej tij gjatë Luftës së I-rë Botërore të vlerave arkeologjike të Parkut Kombëtar të Apolonisë, kurse nipi i tij luftëtari i rilindjes Nexhip Bënja është përjetësuar në skulpturën monumentale të Odhise Paskalit herë si “Luftëtari i Panjohur” në Korcë, si “Flamurtari” në Vlorë apo si “Partiszani fitimtar” në Përmet.

Spread the love
error: